Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 13.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Te perditshmet kosovare ne faqet e para te tyre, shkruajne per sulmin e djeshem me bombe mbi rezidecen e presidentit Rugova, sulm ky i cili nga te gjitha instancat ne Kosove u cilesua akt i shemtuar, criminal, qe per qellim kishte siq thuhet demtimin e institucioneve te vendit.

Edhe pse njoftimet e policise pas sulmit thone se nuk ka pasur te lenduar, gazeta "Koha ditore" ben te ditur se nje pjestar te sigurimit te presidentit Rugova ka pesuar lendime te lehta nga granata. Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, ne reagimin e tij, thote se sulmet e tilla ne Kosove po perseriten ne kohen kur per vizite ketu qendrojne personalitete te larta te huaja, nderkohe qe kryeparlamentari Nexhat Daci, kerkon masa shtese ne mbrojtjen e liderve dhe institucioneve te Kosoves.

"Pavaresia", gezeta me e re ne Kovose, citon kryetarin e parlamentit i cili thote se sulmi me bombe mbi rezidencen e persidentit eshte akti me i rende terroriste mbi institucionet e vendit.

E perditshmja "Zeri", ne komentin e saj, nderkaq, thote se reagimi per sulmin e djeshem ishte unik nga te gjith ata te cilet jane gjithnje te ndare por shfaq drojen se ky vetedijesim ka nje afat te shkurter kohore te vlefshmerise. Disa dite me vone shkruan kjo gazet gjithcka do te harrohet nderkohe qe rikujton se ngjarjet e ketilla kudo ne bote shfrytezohen per te nxjerre mesimet e domsodoshme per zhvillimet ne te ardhmen.

E perditshmja tjeter kosovare "Bota Sot", shkruan se vetem 24 ore pasi presidenti Rugova kerkoi qe kufijte e Kosoves te ruhen me rrepte sepse sherbimet secrete te vendeve fqinje te infiltruara ne Kosove punojne per destabilizimin e vendit, ne rezidencen e vete presidentit hedhet bomba.

Gazeta "Epoka e Re", ne nje titull te madh kete sulm e cileson inskenim te vonuar me bomba nga i cili nuk fiton askush ne Kosove shkruan gezeta. Te perditshmet kosovare vemendje te vecante sot, i kushtojne edhe sjelljes ne Kosove te 45 eshtrave te shqiptareve te vrare nga forcat serbe te sigurimit, dorezimi i te cileve u be nga autoritet serbe ne piken kufitare te merdares. Poshtu shkruhet edhe per viziten qe po zhvillon ne Kosove zevendesekretari i pergjithshem i OKB-se, Zhan Mari Genoa, i cili thote se eshte i inkurahuar me zhvillimet ne Kosove, nderkohe qe kryeministri Rexhepi pohon se ekziston perparim mirepo, ambiciet e Kosoves sipas tij, jane pak me te medha.

  • Data 13.03.2004
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1r
  • Data 13.03.2004
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1r