Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 14.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Pse eshte Shqiperia me e avancuar ndaj Kosoves", eshte kjo pyetje e shtruar ne editorialin e numrit te sotem te "Kohes Ditore" ne vijim te cilit theksohet se " Nga dy pjeset e trungut shqiptar, Kosova eshte duke mbetur me pas Shqiperise. Supremacia e ketej kufirit lidhet me avantazhin e gjuhes, letersise, politikes dhe histories, te cilat duken se po shijohen me shume, nga kufizimet e te shkuares dhe nga e ardhmja me e qete. Perndryshe, ne Kosove, ne te njejten rruge, kosovareve u duhet te gjejne me se pari,… standardet e shumepritura".

Artikullshkruesi ve ne pah se " Per sa I perket politikes, avantazhi I Shqiperise eshte I dukshem. Shqiperia ka nje shtet qe funksionon prej 90 vjetesh. Dhe, pavaresisht nga luhatjet e tij, qe kane qene te kondicionuara nga situatat e ndryshme gjeopolitike, hera – heres jot e favorshme per shqiptaret, shteti ka funksionuar… ndersa, per kosovaret ka qene nje gje ndryshe, ata vazhdimisht e kane kundershtuar shtetin e tyre, qe kane pare si burimin e humbjes se identitetit dhe pavaresise se tyre te ligjshme".

Ndrrojme teme me veshtrimin me titull "Trokitja e terrorizmit" botuar ne rubriken veshtrime dhe editoriale te "Kohes Ditore", e ne te cilin veshtrim autori, duke iu referuar shperthimeve me te fundit ne Kosove vlereson se " Nga incidentet e fundit mund te mesojme: pos qe jemi lehte te lendueshem e te plagosshem, para nesh eshte nje e ardhme tmerresisht e pa qarte. Jane keto shperthime apo evitime shperthimesh, nje ogur I keq I cili Kosoves do tia bente me dije nje gje, e kjo eshte se sa lehte dhe e plagosshme eshte Kosova. Kur ne diten me diell vendosen bomba para seliese se UNMIK-ut apo ne mengjes te hershem hidhet granate ne oborrin e qytetarit numer nje te Kosoves, dr . Rugova".

Autori eshte I mendimit se " … pasi denuam keto incidente dhe aksione terroriste, menjehere, si Qeveria vendore ashtu edhe institucionet nderkombetare te pranishme ne Kosove (UNMIK-u, KFOR-I, Policia e OKB-se etj), duhet me cdo kusht te hartojme planet konkrete per parandalimin dhe identifikimin me kohe te rrezikut terrorist ne Kosove. Si te behet kjo", pyet "Koha Ditore".

"Bota Sot" ndersa, ne faqen e pare njofton se " Eshte identifikuar vetura prej se ciles u hodh bomba ne Presidence". Gazeta ben te ditur se " Zedhenesja e policise se UNMIK-ut, Angjela Xhozef, tha se policia eshte duke punuar ne ndricimin e aktit te (par) djeshem, kur u hodh bomba ne Rezidencen e presidentit te Kosoves, dr. Ibrahim Rugova. Thuhet se sistemi I sigurise ka funksionuar, keshtu qe kamerat e kane filmuar veturen prej te ciles dyshohet se eshte hedhur bomba. Po ashtu thuhet se eshte ne procesin e zbardhjes shiriti filmik, keshtu qe vetura eshte identifikuar".

Kurse ne editorialin e numrit te gazetes ne fjale, pasi theksohet se "Masakra e perbindshme e 11 marsit ne Madrid, manifestoi qarte fakin se terrorizmi boteror ka konsoliduar dhe sofistikuar frontin e tij boteror te unifikuar ne nje rrjet global te terrorizmit", me tej konkludon se " Vetem nje front I perbashket dhe nje strategji e perbashket mund te arrije rezultate konkrete ne mundjen e terrorizmit boteror".

  • Data 14.03.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1p
  • Data 14.03.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1p