Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 23.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke njoftuar per mbledhjen e djeshme te ministrave te jashtem te BE-se "Koha Ditore", ne kryeartikullin e numrit ben te ditur se " Ministrat kerkojne me shume pergjegjesi nga lideret shqiptare te Kosoves. BE-ja: Kredibiliteti dhe ardhmeria evropiane e Kosoves jane vene ne pikepyetje". Gazeta thekson se "Posacerisht ministrat e BE-se kane denuar sulmet ndaj perfaqesuesve te bashkesise nderkombetare ne Kosove, ndaj personelit te NATO-se qe vepron ne kuader te KFOR-it dhe ndaj atyre te UNMiK-ut. Kane denuar shume ashper edhe shkatrrimin e objekteve kulturore dhe fetare ne Kosove duke ua perkujtuar kosovareve se keto objekte jane prone e gjithe Evropes dhe civilizimit evropian".

"Koha Ditore" meson se " shume shefa te diplomacive te vendeve anetare kane shprehur zhgenjim me mosgatishmerine e lidereve shqiptare te Kosoves qe te parandalonin dhunen qe eshte shfaqur ndaj serbeve, edhe pse kane denuar dhunen nga te dyja palet…Ministrat kane dale me ftese per lideret e Kosoves, sidomos ata shqiptare, qe te marrin me shume pergjegjesi mbi vete per ate qe ka ndodhur dhe qe me deklarimet dhe veprimet e tyre konkrete ti japin fund dhunes ne Kosove".

Ne faqen e pare te "Kohes Ditore" citohet,Sekretari i Pergjithshem i NATO-se, Japp Hoop de Schefer te kete thene dje ne Prishtine se "Nuk besoj se statusi i pazgjidhur ka te beje dicka me kete. Ka te beje me njerezit qe mendojne gabimisht, qe kane iluzione se duke i kryer keto akte kriminale te dhunes etnike i sjellin me afer ambicjet e tyre dhe ata duhet te kuptojen se bashkesia nderkombetare kete nuk do ta pranoje asnjehere".

"Zeri" vlereson se " Votuesi mesatar kosovar deshiron qetesi, siguri, stabilitet, pune, perspektive dhe , natyrisht, e di qe te gjitha keto " standarde" jane parakusht qe Kosova te behet shtet i pavarur. Ky votues eshte ne gjendje ti kuptoje plotesisht politikanet dhe zyrtaret tane, cilatado qofshin iniciativa dhe idete e tyre qe ta bejne Kosoven shoqeri demokratike".

Per te perditeshmen "Bota Sot", "Nagjarjet e fundit ne Kosove, qartazi treguan se ne te vertete jemi shume larg asaj qe ne boten demokratike quhet sundim i ligjit dhe respektimi i te drejtave te secilit. Ne vend te progresit, Kosova shenoi regres, qe i beri madje edhe analistet me skeptik te mos mund te parashikojne rrjedhen e ngjarjeve te tilla".

Analisti amerikan Janos Bugajski ne intervisten dhene gazetes "Kosova Sot", lidhur me zhvillimet e fundit ne Kosove thekson se 'Frustrimi me zhvillimin e ngadalshem drejt pavaresise nuk eshte justifikim per dhunen kunder civileve te pafajshem dhe forcave paqeruatjese nderkombetare. Dhuna e fundit mund po ashtu ti forcoje argumentet e atyre qe thone se kosovaret nuk jane te pergatitur per te marre shtetin dhe se duhet te imponohet nje protektorat edhe me strickt. Organizatoret e sulmeve te fundit permes ketyre akteve te fundit kane punuar drejtpedrejti kunder pavaresise dhe legjitimitetit te Kosoves si vend i ligjit", konkludon Bugajski, i cili ka terhequr verejtjen se " Nese dhuna vazhdon, do te imponohet gjendja e jashtezakonshme".

"Epoka e Re" ne veshtrimin me titull, "Protesta e deshprimit" analizon se "Nuk ka dyshim se protestat e 17 dhe 18 marsit nuk mund te kalojne pa ndikim ne politiken e faktoreve nderkombetar ndaj Kosoves".

  • Data 23.03.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1g
  • Data 23.03.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1g