Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 08.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës


"NATO-ja dhe BE-ja pajtohen me Holkerin se duhet insistuar ne vazhdimin e plotesimit te standardeve. Holkeri ne NATO dhe BE kerkon 100 police hetues dhe me shume prokurore ne Kosove". Eshte ky titulli I madh hapes I "Kohes Ditore" e cila ben te ditur se " Ndonese jane te vetedijshem se ne Kosove duhet me shume angazhim te bashkesise nderkombetare dhe me shume ide te fresketa per ta vazhduar procesin, NATO-ja dhe BE-ja te merkuren kane perseritur se nuk do te kete ndryshime te kursit te politikes nderkombetare ne Kosove dhe do te insistohet ne permbushjen e standardeve para se te nisej ceshtja e zgjidhjes se statusit. Kjo eshte thene pothuajse nga te gjithe ambasadoret e NATO-se ne nje takim te Keshillit te Atlantikut te Veriut ne te cilin per situaten ne Kosove ka folur Hari Holkeri, shef I UNMIK-ut".

"Zeri" ne njoftimin se kryeadministratori Holkeri ka raportuar ne Keshillin e Amabasadoreve te NATO-se ne Bruxel, shkruan se "NATO I jep perkrahje te plote UNMIK-ut per te vazhduar zbatimin e standardeve ne Kosove". Gazeta nenvizon se "NATO dhe shefi I UNMIK-ut dje kane konfirmuar se bashkesia nderkombetare nuk do te ndryshoje aspak kursin e deritashem te percaktuar nga OKB-ja, per Kosoven. Ne takimin e djeshem midis kryeadminisratorit te Kosoves, I cili shoqerohej nga kreu I forcave te NATO-se te krahut jugor per Evropen, Admiralit Xhonson dhe Keshillit te Ambasadoreve te NATO-se, eshte thene se "standardet para statusit" mbeten kursi I vetem I bashkesise nderkombetare ne dhe ndaj Kosoves".

Ndrrojme teme me thekse nga intervista e Peter Rondorf, shef I Zyres gjermane ne Prishtine I cili per te perditeshmen "Kosova Sot" ka deklaruar se " Secili grupacion dhe secila parti do te duhej qe te shikoje vete se a ka radikale ne mesin e vet. Eshte nje fakt I pamohueshem se keto protesta kane qene te organizuara dhe prapa tyre qendrojne njerez, te cilet e kane nje qellim te caktuar politik".

Rondorf ka shtuar se "ne pergjithesi nga dhuna nuk mund te kete asgje te arsyeshme…Kosova eshte kthyer mbrapa. Une nga keto akte te dhunes nuk shoh asgje pozitive".

I pyetur nderkaq te komentoj propozimin e Holkerit per reformimin e pushtetit lokal, Peter Rondorf, shprehimisht eshte pergjigjur se :" Kjo eshte nje qasje e njejte sikurse ideja e decentralizimit. Sido qe te quhet ideja, decentralizim apo vetadministrim, kjo eshte pjese e procesit te standardeve. Veteadministrimi lokal I takon nje demokracie evropiane perendimore dhe kur te arrihet kjo atehere edhe Kosova do te jete me afer demokracive perendimore" citohet te kete thene shefi I Zyres gjermane ne Prishtine per numrin e sotem te gazetes "Kosova Sot".

"Bota Sot" numrin e qel me vleresimin se "Formula Standardet para Statusit, sic e treguan edhe zhvillimet e fundit, eshte pare ne Kosove si forme e kamufluar e zvarritjes se zyrtarizimit te Kosoves…Konkluzioni me I sakte qe mund te nxiret sot, nisur nga e gjithe pervoja e ketyre pese viteve dhe nga intensiteti I aktualitetit, eshte se formula me e drejte, e vetmja e pranueshme si nga Kosova edhe nga bashkesia nderkombetare, eshte formula Standardet krahas Statusit".

  • Data 08.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1K
  • Data 08.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1K