Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 09.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Zhvillmet e para dy javeve ne Kosove jane duke u studiuar me kujdes ne NATO, ne BE, po edhe nga Grupi i Nderkombetar i Krizes dhe organizma te tjera nderkombetare, qofshin zyrtare apo jo". Keshtu ben te ditur, ne kryeartikullin e numrit, "Koha Ditore", e cila ne vijim nenvizon se " Qendrimet rreth asaj se cfare ka ndodhur, si dhe kush eshte organizator, jane te paraferta por fokusi me i madh eshte ne mesimet qe duhet nxjerre nga ato ngjarje dhe si te vazhdohet procesi politik, por te mos vazhdohet me " gjumin e dimirt" qe i kishte kapluar ne nje moment jo vetem lideret kosovare te lodhur nga vetvetja, por edhe administraten nderkombetare. NATO-ja, tash me e madhe per shtate shtete te reja, eshte duke u marre seriozisht me analizimin e situates ne Kosove dhe kete proces te analizimit dhe adoptimit te misionit do ta mbaje ne baza te rregullta".

Gazeta konfirmon se "Nje zyrtar i NATO-se qe rishtazi ka vizituar Kosoven, duke folur para nje grupi te vogel te gazetareve nga Kosova dhe Serbia te akredituar prane NATO-se ka thene se " pa dialog te drejtpedrejte me shqiptaret nuk mund te kete siguri e as te ardhme per serbet ne Kosove, dhe te ardhmen e serbeve pa dialog me shumicen shqiptare nuk mund ta sigurojne as dhjetera mije ushtare te huaj".

Gjithnje, duke ngelur ne zhvillimet me te reja ne Kosove, kalojme ne editorialin e numrit te gazetes "Zeri" e cila ne diten kur pritet qe kryedministratori i Kosoves, Hari Holkeri ti drejtohet Kuvendit te Kosoves, nder te tjera veren se " Si atehere, ashtu edhe tash interesimi i perbashket i UNMIK-ut dhe i pushtetit vendor i dedikohet shqyrtimit te shkaqeve dhe pasojave te trazirave te marsit.

Njera prej pasojave,e cila u permend menjehere ato dite, shquante renien e besimit midis Administrates Nderkombetare dhe autoriteteve te Kosoves… Pyetjet e njohura tashme per kompetencat dhe pergjegjesite e UNMIK-ut dhe te Qeverise se Kosoves, ato dite u zevendesuan me nje kryepyetje: Kush eshte kompetenet per realitetin e Kosoves"? Mbase, sipas "Zerit", " kjo pyetje eshte aktuale edhe sot e kesaj dite".

Shtypi i ketushem komenton viziten ne Kosove te delegacionit te OSBE-se, i cili sic shkruan "Bota Sot","…ne Prishtine te merkuren, me 7 prill 2004, i ka propozuar Kuvendit te Kosoves gati fare troc integrimin me parlamentet e Serbise dhe te Malit te Zi. Pra nje mbleseri, nje shkuesi nga me makabret qe mund te mendohet ndaj Kosoves. Kjo tregon se bashkesia nderkombetare nuk ka hequr dore nga veset e saj anakronike te cilat cuan ne ato qe ndodhen ne vitet 1990 e deri me sot".

"Kosova Sot" lidhur me kete thekson se "Nje nisme e OSBE-se per nxitjen e nje dialogu nderparlemntar mes deputeteve kosovare dhe atyre te Serbise dhe Malit te Zi ka nxitur reagime kundershtuese ne spektrin politik shqiptar te Kosoves…Eshte ironike te supozohet se ligjvenesit kosovare do te bisedonin me homologet serbe, te cilet miratojne nga kater - pese rezoluta cdo gjashte muaj, per sovranitetin e Serbise mbi Kosoven", komenton "Kosova Sot" per te shtuar se "Klima e krijuar nga veprimet e Beogradit zyrtar nuk eshte aspak e favorshme per te dialoguar dhe nuk dihet se cmotiv mund ti kete shtyre zyrtaret e OSBE-se qe te shpallin ne Prishtine ide te tilla".

  • Data 09.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1J
  • Data 09.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1J