Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 13.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Sot, Kosova perseri ne agjenden e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Prilli, muaji i rishikimit te Misionit te UNMIK-ut ne Kosove". Eshte ky kryetitulli i madh hapes i "Kohes Ditore" e cila sqaron se " Takimi i sotem i Keshillit te Sigurimit do te pasohet me nje vizite te Grupit te Kontaktit ne Prishtine, nje raport te Kofi Ananit dhe nje takim tjeter te Keshillit te Sigurimit, me 23 prill". Gazeta shkruan se "Derisa burime nderkombetare nga Gjermania flasin per " disa opcione" qe qarkullojne rreth drejtimit te ri qe do te mund te merrte misioni nderkombetar ne Kosove, ne takimin e 13 prillit pervec se, si zakonisht, nuk do te kete perfaqesues te Kosoves, kesaj radhe as UNMiK-u nuk do te kete te derguarin e vet atje". "Behet e ditur se te marten per Kosoven do te flase nje perfaqesues i Sekretarit te OKB-se nga departamenti per Operacione Paqeruajtese apo nga ndonje department tjeter".

Zeri", duke i hedhur nje veshtrim idese dhe projekteve per decentralizimin e Kosoves, ne komentin redaksional veren se" Decentralizimi ka domethenien e fillimit te negociatave per statusin e Kosoves". Gjithnje sipas "Zerit" ,"Pala nderkombetare, pos qe ka ngritur zeshem ceshtjen e decentralizimit ne javet pas trazirave te marsit, si nje variant te mundshem per te krijuar kushte me te mira per pakicen serbe, ende nuk ka qartesuar se cfare e ka ndermend te beje, ne kete aspekt, ne periudhen e ardhshme. Megjithate, ne prononcimet e deritashme te zyrtareve perendimore, eshte qartesuar kundershtimi i dy pretendimeve te Beogradit: Ne njeren ane, eshte thene qe perendimi nuk mbeshtet kantonizimin e Kosoves dhe ne anen tjeter, decentralizimi eshte kontekstualizuar perbrenda Planit te Standardeve per Kosoven, pra, eshte, mohuar ideja qe decentralizimi te jete plan alternative per Kosoven".

Sidoqofte, sipas "Zerit", " pala kosovare ka nje mori argumentesh me te cilat mund ti kundervehet nje decentralizimi te shpejte dhe para percaktimit te statusit te Kosoves".

"Bota Sot" rithekson se " Pese vjet pas luftes institucionet e Kosoves jane vene si pjese e lojes, per te permbushur standardet, qe askush nuk i konteston se i duhen Kosoves dhe jane per vete popullin e saj, por jane standarde qe madje as vete disa vende te BE-se nuk i kane".

E perditeshmja "Pavaresia" , gjithnje ne temen shqiptaret dhe Ballkani citon profesorin norvegjez, Magne Jonaseen i cili ka pohuar se " Pavaresia e Kosoves, pa dyshim - zgjidhje racionale".

"Kosova Sot"ndersa, ne faqen e pare nenvizon se ' institucionet vendore kerkojne privatizim, por jo me projektin e Lambsdorfit dhe Fucit".

Kurse "Epoka e Re" ne rubriken politike citon kandidatin e PDSH-se, per kryetar te Maqedonise, Zuhdi Xhelilin te kete thene se "Shqiptaret e Maqedonise - te lidhur me te ardhmen e Kosoves".

  • Data 13.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1C
  • Data 13.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1C