Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 14.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Temë qendore në gazetat që botohen në Prishtinë është diskutimi në KS të OKB-së për situatën në Kosovë

Duke njoftuar per seancen e djeshme te Keshillit te Sigurimit ku teme
shqyrtimi ishte situata aktuale ne Kosove, “Koha Ditore” nenvizon se “Keshilli i Sigurimit denon dhunen, rikonfirmon perkrahjen per standardet".
Anetaret e Keshillit te Sigurimit kane kerkuar nga udheheqesit kosovare dhe populli qe te krijojne mjedis te sigurt per te gjithe, te arrestohen ata qe qendrojne prapa dhunes dhe qe partite ti spastrojne radhet e veta nga
ekstremistet. Ata kane kerkuar nga UNMIK-u qe te marrin pjesen e vet te
pergjegjesise dhe jane shprehur te shqetesuar nga deklaratat e autoriteteve te Beogradit, te cilat minojne besimin e shqiptareve te Kosoves per te ardhmen”.

“Çfare te behet tash e tutje”, eshte kjo pyetje me te cilen qelet
editoriali i sotem i gazetes “Zeri” ne te cilin ceket se “eshte kjo pyetje
e cila tani preokupon Administraten Nderkombetare ne Kosove, zyrtaret
vendore, kryqendrat perendimore”. “Zeri” konstaton se “Jane nje mori pengesash dhe kufizimesh te cilat duhen kaluar, ashtu qe te ndryshoje per te mire funksionimi i pushtetit ne Kosove. Zyrtaret shqiptare jane te kufizuar, me kompetencat modeste qe kane. Shefi I UNMIK-ut, me gjithe pushtetin e pakufishem qe ka ne leter, ne realitet I ka limitet qe dalin nga mbikqyrja konstante e KS te OKB-se dhe nga mekanizmat shume te nderlikuar te vendimarrjes. Politikanet serbe jane perhere te bllokuar nga Qeveria e Serbise, e cila manipulon me ta per interesa te saj. Suksesit ne Kosove, apo stabilizimit te gjendjes dhe krijimit te nje shoqerie demokratike duhet ti nenshtrohen te gjitha keto kufizime. Ne te kunderten, pyetja e pare do te ngulfatet nga pergjigje te rreme”, konkludon “Zeri”.

Per te perditeshmen “Bota Sot”, “ Ne administraten e UNMIK-ut, ne
periudhen kur kompetencat duhet te kalojne perfundimisht ne duart e
institucioneve qendrore te Kosoves dhe te mos kete asnje dublim te UNMIK-ut ndaj institucioneve qendrore te Kosoves, duhet te futet nje mendesi e re, ne pajtim me fazen ne te cilen ndodhet Kosova, pra edhe ne pajtim me kreun e UNMIK-ut qe e perfaqeson kete faze te re. Ato struktura, ata njerez qe nuk e gjejne veten ne kete fryme te re, ne kete mendesi te re, gjithsesi, pa ngurrim, duhet te largohen dhe tua lene vendin njerezve dhe strukturave te frymes bashkepunuese konstruktive sa me shefin e UNMIK-ut, aq edhe me insititucionet qendrore shteterore te Kosoves”. Kjo, sipas “Botes Sot”, “ eshte nje dialektik e pashmangshme”.

“Kosova Sot”, duke iu referuar Raportit te Fondit Monetar Nerkombetar
per Kosoven veren se ai “ka ne shenjester te kritikave kabinetin Rexhepi dhe politkat e tij.Verejtjet e bera dhe rekomandimet e propozuara nga njeri prej institucioneve me te njohura financiare ne bote, deshmojne se ekzekutivi kosovar perballet me nje sfide te madhe”.

Shtypi i ketushem, njofton gjeresisht per viziten e djeshme ne Kosove, te
komandantit te NATO-se per Evropen Juglindore, admiralit Gregori Johnson. E perditeshmja “Pavaresia” shkruan se “ Admirali Johnson kerkon nga Qeveria rezultate”, kurse “Epoka e Re” ne kryetitullin e madh hapes shkruan” Johnson e Rexhepi bisedojne per AKSH-ne”.

  • Data 14.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As19
  • Data 14.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As19