Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 15.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Teme qendore ne gazetat e sotme te Kosoves eshte dallimi ne mes te Prishtines dhe Beogradit ne perceptimin e decentralizimit


“Pse decentralizimi nuk eshte propozim kompromisi, por eshte model
konfrontimi. Pse dallimet midis Prishtines dhe Beogradit ne perceptimin e
decentralizimit jane te patejkalueshme dhe cfare pasojash do te prodhojne
keto dallime”. Keshtu pyet ne numrin e sotem e perditeshmja “Zeri” per te
theksuar me tej se “ Decentralizimin Serbia nuk e kupton si proces te
krijimit te komunave te reja te pushtetit te Kosoves ne te cilat do te
krijoheshin favore per qytetaret e Kosoves, por si proces te stabilizimit te Serbise ne Kosove, ashtuqe me vone, ne ate periudhen e zgjidhjes se
statusit, keto pjese te Serbise ne Kosove do ti bashkangjiteshin Serbise”.

Gazeta nenvizon se “Nuk shihet se si do te mund UNMIK-u dhe Perendimi
te propozojne nje decentralizim, I cili qyshdoqofte, madje edhe pjeserisht,
do te ishte I afert me idete dhe planet e Serbise. Po qe se ndodh kjo,
atehere UNMIK-u dhe Perendimi do te konfrontoheshin me te gjithe politikanet dhe qytetaret shqiptare te Kosoves. Pastaj, ne ate rast, decentralizimi do te kishte gjithsesi domethenien e hyrjes se parakoheshme ne fazen e definimit te statusit final, te cilen gje nuk e deshiron UNMIK-u dhe Prendimi”. “Ne anen tjeter”, gjithnje sipas “Zerit”, “nese decentralizimi I propozuar prej UNMIK-ut dhe Perendimit, nuk merr parasysh idete dhe planet e Beogradit, atehere, ai do te jete I papranueshem per regjimin serb dhe do te merret si shkas qe votuesit serb te Kosoves ti bojkotojne zgjedhjet e tetorit”.

“Bota Sot” ndersa ne veshtrimin me titull “Britania kerkon tiu jepet rol
me I madh lidereve te Kosoves”, gjithnje duke iu referuar mbledhjes se te
martes te Keshillit te Sigurimit ku u debatua per Kosoven, veren se
“Perpara se bashkesia nderkombetare tiu kerkoje prova Kosoves apo
perfaqesuesve te saj, ajo, pra bashkesia nderkombetare, duhet ta kaloje vete proven ne te cilen ka ngelur ne keto pese vjet pas clirimit te Kosoves. Bashkesia nderkombetare duhet te provoje tia dorezoje teresisht pushtetin Kosoves, pra popullit te Kosoves, te autorizuarve te popullit te Kosoves, pra lidereve te Kosoves. Nese bashkesia nderkombetare e kalon vete dot kete prove, atehere asaj I lind e drejta per te kerkuar prova nga te tjeret” komenton. Bota Sot”.

“Kosova Sot”, duke u fokusuar ne temen e bashkejeteses multietnike dhe
rikthimin e besimit, ne rubriken politike shkruan se “ Ne Qeverine e Kosoves eshte theksuar se po hartohen plane dhe strategji per integrimin e
minoriteteve ne realitetin e ri te krijuar ne vend, por asnjehere nuk eshte
dale publikisht me ndonje strategji konkrete e cila do te mund terealizohej
edhe ne praktike. Po te njejtin obligim deri me tash nuk e ka kryer as
administrata e UNMIK-ut, e cila vetemsa ka folur here pas here per
strategji abstrakte te cilat asnjehere nuk u publikuan”.

“Epoka e Re”, ne rubriken politike i referohet zedheneses se Qeverise se
Kosoves, Mimoza Kusari, e cila ka vleresuar se “ trazirat e marsit kane qene nje befasi si per UNMIK-un ashtu edhe per Qeverine e Kosoves”.

Kurse e perditeshmja “Pavaresia”, ne kontekstin e temes, ngjarjet e
fundit dhe konatacioni I tyre politik ne Kosove, komenton se “ Mungesa e
kompetencave te institucioneve legjitime te Kosoves dhe prolongimi ekstrem i zgjidhjes se statusit final politik te saj, favorizon tendencat per
imlikimin e politikes se Beogradit, te cilat kane per qellim te destabilizojne situaten ne vend dhe te stopojne progreset e arritura deri me
tani”.

  • Data 15.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As16
  • Data 15.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As16