Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 16.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Teme qendrore ne gazetat e sotme te Prishtines eshte takimi dyditor i ministrave te jashtem te BE-se ku do te diskutohet edhe per Kosoven


"Koha Ditore" ne kryetitullin e madh hapes, pasi pyet se : "Cilat jane idete e reja per Kosoven qe do te diskutohen sot nga ministrant e BE-se", me tej shkruan se " Parashihet edhe " lista e zeze" me persona nga Kosova". Gazeta nenvizon se " Mes ideve jane ato qe ti rritet roli I kryeministrit Bajram Rexhepi, te konsiderohet madje edhe ndryshimi I Kornizes Kushtetuese, te niset dialogu direkt me serbet e Kosoves, te rritet roli I BE-se ne Kosove, te rindertohen urgjentisht shtepite dhe kishat e shkatrruara sikurse edhe masat per ata qe mbeshtesin dhunen dhe I bejne ostruksione procesit politik, perfshire edhe listat me ndalim dhenie vizash per hyrje ne BE, qe eshte metode e perdorur edhe ne rastin e Maqedonise".

Ne kete non - paper te cilen e kane cituar per "Kohen Ditore" burimet diplomatike thuhet :"Dhuna e mesit te marsit ka qene kthimi me I madh prapa ne Kosove qe nga viti 1999, ndersa vrasjet, shkatrrimet e shtepive dhe te objekteve fetare kane deshmuar fragjilitetin e situates".
Gjithnje sipas burimeve te "Kohes Ditore" behet e ditur se " Ne kete leter, qe nuk eshte dokument zyrtar por vetem permban ide rreth te cilave pritet te diskutojne ministrant, thuhet:" Situata ne Kosove eshte kthyer nen kontroll fale reagimit te forte dhe te shpejte te KFOR-it, por nuk mund te perjashtohet as mundesia e perseritjes se dhunes".

"Zeri", ne temen e procedures dhe rregullatives per zgjedhjet e dyta parlamentare ne Kosove, veren se "Nese paramendojme qe spekulimet jane ta pabaza, ndersa problemet procedurale jane te verteta, konkludimi qe imponohet ketu eshte mjaft deshprues. Komplikimet e reja jane me shume se kurre barre e rende per shoqerin kosovare. Tani na duhet qartesi e plote. Sa me pare duhet te sqarohet ceshtja e rregullatives zgjedhore", konkludon "Zeri" ne editorialin e numrit.

E perditeshmja "Pavaresia" numrin e qel me intervisten me kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Nexhat Daci, I cili nder te tjera ka pohuar se :"Une jam I kenaqur me dinamiken e nxjerrjes se ligjeve, por eshte nje pakenaqesi e madhe ne parlament lidhur me moszbatimin dhe mosaplikimin e ligjeve te miratuara. Duket se, nganjehere, sikur fitohet pershtypja sikur ndonje ministri e caktuar ose Qeveria, nuk eshte e interesuar qe te jete e ligjte, ose te prolongohet zbatimi I ligjeve", ka komentuar Daci.

Duke ngelur gjithnje ne aktivitetet e parlamentit te Kosoves, kalojme ne editorialin e gazetes "Kosova Sot" ne te cilin konkludohet se "Parlamenti si institucion me I larte ne vend, duhet te jete nje vend ku punohet shume dhe ku mund te mirret shembull se si punohet. Deputetet duhet te kishin qene me te angazhuar per ta kryer punen e tyre…".
Kurse "Bota Sot" vlereson se " pa nencmuar konsideraten qe per ceshtjen tone kane te tjeret, konsiderojme se ajo nuk mund te zgjidhet pa angazhimin tone te drejtpedrejte". Artikullshkuruesi thekson se " Nuk kemi arritur qe potencialin tone krijues ta angazhojme ne mbrojtjen e qeniese sone kombetare. Jemi marre shume dhe ende merremi shume me vetveten dhe me njeri - tjetrin, ne vend se te bashkohemi dhe te merremi me zbrapsjen e perkuljeve dhe nenshtrimeve qe na behen".

"Epoka e Re" duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ne Maqedoni, pyet :"Pse u ndane shqiptaret per Presidentin ne Maqeodni"?

  • Data 16.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As12
  • Data 16.04.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As12