Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 25.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Koha Ditore" e cila ne kryeartikullin e numrit i referohet nje analize interne te Qeverise se Kosoves ne te cilen jane shpjeguar shkaqet qe sollen ngjarjet e 17 dhe 18 marsit te ketij viti shkruan se "Ne kategorizimin e shkaqeve qe i kane shtyre njerezit te bejne ato qe kane bere me 17 dhe me 18 mars, sipas Qeverise, prijne ato politike, qe mund te permblidhen ne " zhgenjimin me sistemin aktual te qeverisjes dhe pakenaqesine e thelle per shkak te mungeses se rezultateve te pritra ne planin politik". Ne vijim gazeta, gjithnje duke iu referuar analizes ne fjale shkruan se "Situata e rende sociale dhe ekonomike ne Kosove, mungesa e rezolutateve te pritura ne planin politik, mangesite dhe paqartesite e Kornizen Kushtetuese dhe te Rezolutes 1244, mungesa e bashkepunimit te mirefillet UNMiK- Qeveri ne segmentet kryesore si ekonomi e siguri dhe ekzistenca e mekanizmave ilegale dhe jolegjitime qe veprojne ne Kosove, jane konsideruar nga Qeveria e Kosoves si disa nga shkaqet kryesore qe kane nxitur protestat e 17 dhe 18 marsit ne Kosove".

"Koha Ditore" thekson se " Rezultatet e vazhdueshme provokative qe i ka nxjerre Serbia per Kosoven, arrestimet e disa pjesetareve te TMK-se dhe fati i pazgjidhur i mijera te zhdukurve jane disa shkaqe te tjera te natyres politike qe kane kontribuar ne akumulimin e pakenqesive te qytetaret e Kosoves qe u shfaqe ne protestat e dhunshme ne mars. Pervec shkaqeve politike, Qeveria e Kosoves ka zbardhur edhe nje varg shkaqesh te tjera te natyres ekonomike - sociale, te sigurise dhe aso nga lemi i drejtesise dhe administrates.

Ne nje analize qe eshte bere nga ekzekutivi kosovar, per perdorim te brendshem te Qeverise, lidhur me ate pse ka ndodhur 17 dhe 18 marsi, qe mban daten 14 prill dhe ne te cilen thuhet se " perfundimet e mbareshtruara jane fillestare dhe te mbeshtetura ne informatat e disponuara ne momentin e perpilimit", ekzekutivi kosovar ka pranuar deshtimin e tij. Ne vijim te kryartikullit te gazetes ne fjale thuhet se " Qeveria e Kosoves ka nxjerre si konstatim ne analizen e saj se anarkia e dy diteve te marsit ka sjelle pasoja shkatrruese per vendin. Demet materiale, sipas ekzekutivit, nuk jane te terat". Ne analize shkruhet se " Mbase, demi me i madh i shkaktuar eshte nxitja e urrejtjes nderetnike. Marredheniet nderetnike, edhe ashtu te brishta, tashti kane arritur ne nje pike edhe me te veshtire. Shume kohe dhe investime do te duhet qe mirekuptimi, tolerance dhe besimi i ndersjelle te zene vend perseri ne mes te komuniteteve qe jetojne ne Kosove" thuhet ne analizen interne te Qeverise se Kosoves, te ciles i referohet "Koha Ditore".

"Bota Sot" ndersa, ne veshtrimin me titull " Mesuesit" qortojne " nxenesit", apostrofon se " Mund te kuptohet pak a shume se si do te ndihej nje lider nderkombetar, qe viziton Prishtinen, perballe nje objekti te shkaterruar, te bere shkrum e hi nga te gjitha anet dhe kjo madje, nja pese vjet pas perfundimit te luftes. Mund te kuptohet po ashtu se si do te ndihej nje udheheqes i tille, vendi i te cilit ka investuar shuma te medha parash dhe ka marre pjese ne intervenimin e NATO-se per te detyruar forcat serbe te largohen nga Kosova".

  • Data 25.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0o
  • Data 25.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0o