Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 16.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke njoftuar per viziten e djeshme ne Kosove, te komandantit te Komandes se forcave te bashkuara te NATO-se, admiralit Gregory Johnson, "Koha Ditore" fillimisht ne kryetitullin e madh hapes citon ate te kete thene: " Rruga qe them une con Kosoven ne NATO". Gazeta ne kryeartikullin e numrit citon ate te kete pohuar se " Kosova ne nje te ardhme jo te larget mund te jete anetare e strukturave evroatlantike, porse rruga e vetme qe con atje eshte respektimi i plote i ligjit, funksionimi normal i institucioneve vendore, si dhe vendosja e tolerances nderetnike".

"Koha Ditore" shkruan se " Sipas admiralit Johnosn, NATO do te garantoje qetesine dhe sigurine ne Kosove, por " kete nuk deshiron askush qe ta ndertoje permes armeve, por permes venies se rendit dhe zbatimit te ligjit".

"Koha Ditore" ne rubriken politike, duke iu referuar lajmit se kryedaminstratori i Kosoves, Hari Holkeri, presidenti i Kosoves ibrahim Rugova dhe kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, kane marre ftesa per te qene pjesemarres ne takimin e dyte ndermjet politikaneve shqiptare dhe kolegeve te tyre nga vendet fqinje, qe do te mbahet me 21 dhe 22 maj ne Luzern te Zvicrres, shkruan se" Lideret kosovare ende nuk kane vendosur nese do ti pergjigjen fteses per Luzern". Sipas gazetes behet e ditur se " Zedhenesit e Rugoves dhe Rexhepit kane njoftuar se vendimi i shefave te tyre per te marre pjese ne takimin e Luzernit do te varet nga zhvillimet e diteve te ardhme". Nderkohe gazeta ne fjale" nuk ka mundur te kontaktoje aske nga stafi ikryeparlamentarit Daci, po ashtu i ftuar per ne Luzern, per te pare nese ai tashme ka nje pergjigje per pjesemarrje ne takim". Sipa sinformacioneve nga Zurichu, te cilave u referohet ne numrin e sotem "Koha Ditore", " takimi i Luzernit do te jete nje bashkebisedim joformal i politkaneve kosovare me koleget nga vendet fqinje".

'Bota Sot" nderkaq duke iu referuar zedhenses se UNMIK-ut, Mechtilde Henneke, e cila ka bere te ditur se UNMIK-u " nuk do ti lejoj kandidatet e zgjedhjeve presidenciale te Serbise te mbajne tubime zgjdhore ne Kosove", ne editorialin e numrit shkruan se " Veprimet e tilla te UNMIK- ut i sherbejne drejperdrejt, ne menyre me konkrete stabilitetit ne Kosove, aq i rendesishem per mbarevajtjen e perparimin e proceseve ne shtetin e Kosoves, aq te deshiruara nga populli i Kosoves dhe faktoret konstruktive nderkombetare". Gazeta rikonstaton se" Kosova ka realitetin e vet, shoqerine e vet, zgjedhjet e veta, dukurite e veta, te cilat percaktojne identetetin e ketij shteti, nderkohe qe vendi fqinj i shtetit te Kosoves, Serbia ka realitetin e vet dhe perkatesite e tjera te veta". Ndaj, sipas "Botes Sot", "Vendimi i tanishem i UNMIK-ut meriton te pershendetet si nje veprim ne pajtim te plote me misionin e tij ne Kosove, si nje veprim qe perputhet me ndjenjat paqedashese te popullit te Kosoves, si nje veprim i pergjegjshem qe i forcon lidhjet e Misionit te Kombeve te bashkuara ne Kosove me popullin e Kosoves" konkludon "Bota Sot", e cila ne nje nga kryetitujt e madh hapes te faqes se pare shkruan" Anjeza Shahini shkelqeu ne kengen e Eurovisionit".

  • Data 16.05.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0X
  • Data 16.05.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0X