Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 25.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës


"Kosova nuk mund te pavaresohet me seleksionim te drejtash te qytetareve. Ne reflektimet tona politike duhet te mendojme me teper per perspektiven e Kosoves sesa per interesa te ngushta partiake". Keshtu i ka deklaruar te perditeshmes "Zeri", kryetari i PDK-se, Hashim Thaci i cili ka shtuar se " ideja ime per zgjidhje sa me te shpejte dhe te drejte te ceshtjes se minoriteteve eshte prioritet dhe angazhim i Qeverise se Kosoves. Ka ardhur koha per ndryshimin e gjerave ne Kosove…Kosova ka nevoje per ide, prej ideve politike qe avancojne proceset frikesohen vetem ata qe iu mungojne keto ide".

I pyetur ndersa se cka e ka shtyre Thacin te mendoj se Marreveshja e Ohrit eshte model i vertete per reformimin e pushtetit lokal ne Kosove, kryetari i PDK-se eshte pergjigjur:" Ne kuder te reformimit te pushtetit lokal ne Kosove ne duhet ti respektojme disa parime sic jane parimi se nuk duhet te cenohet uniteti politik dhe territorial i Kosoves, se reformat duhet te dakordohen nga faktoret vendore dhe nderkombetare ne Kosove, se reforma do te duhej te bazohej ne modele efikase ( elementet e Marreveshjes se Ohrit per pushtetin lokal qe mund te zbatohen ne Kosove ) dhe praktikat e dokumentet me te mira evropiane…", citohet te kete thene Thaci ne intervisten dhene "Zerit".
"Koha Ditore" ne kryetitullin e madh hapes shkruan se" Brukseli i kujdesshem me idete e reja rreth Kosoves. Marrveshja e Ohrit nuk mund te kopjohet , por disa elemente mund te sherbejne". Gazeta thekson se " Javier Solana ka thene se marrveshja e Ohrit nuk mund thjesht te bartet ne Kosove, por disa elemente te saj mund te jene te dobishme".

"Koha Ditore" boton intervisten me Hajredin Kuqin, nenkretar i PDK-se i cili ka deklaruar se" Kjo eshte oferte e PDK-se".

"Epoka e Re", ne komentin me titull "Lucerni dhe Ohri. Pse po hesht Beogradi", vlereson se " Eshte e cuditshme se pse propozimi i Thacit ne Lucern per zgjidhjen e statusit te serbeve te Kosoves sipas Marreveshjes se Ohrit, ne Prishtine u prit me kundershtime e me hezitime, kurse ne Beograd me heshtje. Po edhe me i cuditshem eshte fakti se ka shume vite qe shoqeria kosovare e ndodhur ne mes te kerkesave reale e puneve asfare, asnje propozim konkret nuk eshte ne gjendje qe njehere ta analizoje, e pastaj ti dije shkaqet e refuzimit apo te miratimit".

E perditeshmja "Pavaresia" ndersa ne veshtrimin me titull "Lucerni, shqiptaret dhe politika nderkombetare" nenvizon se " Do te ishte me rendesi edhe per vete BE-ne pranimi i pavaresise se Kosoves si nje alternative qe do ti zhbllokonte shume procese, madje edhe brenda vete Serbise, qe ne parim do te duhej te behej me nje kompromis edhe ne mes te BE-se dhe perfaqesuesve te Kosoves".

Kurse "Kosova Sot', ne rubriken politike i referohet drejtorit te Projektit per Marredhenie Etnike, Alen Kasof i cili eshte i mendimit se " pjesemarresit ne konference u shprehen se ndoshta ka ardhur koha qe bisedimet Prishtine - Beograd per ceshtjet teknike te rifillojne". Por, sic shkruan gazeta ne fjale " ai shton se nje dialog i nivelit te larte midis Beogradit dhe Prishtines eshte ende larg". Gazeta nenvizon se Kasof " mendon se pikerisht nje dialog i tille nevojitet nese do te propozohej nje zgjidhje qe mund te ishte e pranueshme per te dyja palet. Por qendrimet e te dy paleve per kete ceshtje jane ende shume te ngurta",citohet Alen Kasof ne te perditeshmen "Kosova Sot".

  • Data 25.05.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0M
  • Data 25.05.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0M