Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 08.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës


Shtypi i sotem i Kosoves ne radhe te pare eshte fokusuar ne pasqyrimin dhe komentimin e vizites se djeshme ne Kosove, te Havier Solanes, perfaqesues i larte i BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri per viziten e te cilit "Koha Ditore" ne kryeartkkullin e numrit shkruan se " Perfaqesuesi i BE-se i pakenaqur me zvillimet ne Kosove". Gazeta sqaron se " Shoqeria kosovare nuk eshte shoqeri e shendoshe dhe nuk e ka vendin ne Evrope, ka vleresuar i zemeruar te hene Havier Solana duke denuar vrasjen e te riut serb Dimitrje Popoviq, ne Gracanice dhe sidomos ritmin e ngadalshem te rindertimit te ndertesave te serbeve gjate trazirave". Gazeta thekson se "Keto verejtje Solana i ka perseritur pas cdo takimi qe ka pasur gjate dites me udheheqesit institucionale dhe politike te Kosoves, ndersa ne takimin e fundit ne agjenden qe e pati me kryeministrin, ai, megjithate ka shprehur optimizmin se keto procese do te shpejtohen".

"Zeri" ne lidhje me viziten e Solanes komenton se " Gjera po ecin shume ngadale. Kjo eshte pershtypja kryesore e Havier Solanes, gjate vizites se tij te fundit ne Kosove. Kesaj here ky vleresim i Solanes lidhej me dinamiken e riparimit te pasojave te trazirave te marsit. Jane caktuar oraret dhe afatet e kryerjes se puneve, por duket qe ka ngathesi organizative dhe mungese financiare per te mbeshtetur zotimin e Qeverise se Kosoves. Solana eshte politkani i vetem i periudhes se luftes ne Kosove, i cili ende merret me ne" komenton "Zeri", per te shtruar se " ne kete aspekt, se paku, ai ka nje pervoje te jashtezakonshme, e cila ia ben te mundur te krahasoje cfare ka ndodhur ne Kosove gjate luftes dhe ne pese vjetet e paqes".

"Kosova Sot" veren se " …Solana e ka perqendruar vemendjen edhe te fakti se sa kane bere institucionet kosovare per tu ardhur ne ndihme serbeve te cilet u bene objekt sulmesh ne trazirat e fundit. Zvarritja qe po shoqeron ndertimi i shtepive te serbeve, te shkatrruara ne mars, ka qene ne shenjester te kritikave te shefit te diplomacies se BE -se. Mesazhi i tij eshte fare i qarte", analizon "Kosova Sot" sipas te ciles "Nje pune qe duhet bere, duhet bere shpejt dhe mire"!
"E perditeshmja "Pavaresia" ne faqen e pare citon kryeparlamentarin Daci te kete thene gjate takimit me Solanen se " UNMiK-u nuk e ka permbushur misionin e tij".

" Epoka e Re" ne kryetitullin e madh hapes shkruan " Havier Solana ka ndryshuar mendjen: Disa elemente nga marreveshja e Ohrit mund te aplikohen ne Kosove, thote Solana. Solana perkrah Thacin dhe e fton ne Bruksel".

"Bota Sot" ne editorialin e numrit rikonstaton se "Nuk e dime a ekzistojne statistika ne keto pese vjetet e fundit sesa dite kane qendruar rruget e Kosoves, arteriet kryesore te saj, te bllokuara nga banoret serbe ne Kosove, te cilet cdo pretekst e perdorin per te bere protesta dhe keto protesta per ti zhvilluar pikerisht ne te njejten menyre, pa i penguar askush. Nuk e dime a ekzistojne statistika sa eshte demtuar Kosova nga bllokimet qe bejne pese vjet rresht banoret serbe nen pretekstin e protestave", pyet komentatori i te perditeshmes "Bota Sot".

  • Data 08.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As03
  • Data 08.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As03