Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 13.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Tema e luftes kunder korrupsionit ka zene vend ne faqet e para te numrit te sotem te "Kohes Ditore", e cila pasi pyet se "Kush dhe si do ta zbatoje Strategjine e Qeverise kunder korrupsionit", me tej ne kryetitullin e madha hapes thekson se" Lufta kunder korrupsionit ende vetem ne leter", se "ndonese perfshine rreth 150 masa, "Strategjia kunder korrupsionit ne Kosove", nuk eshte efektive deri ne pergatitjen dhe hyrjen ne fuqi te nje legjislacioni antikorrupsion dhe te planit per veprim, qe do te mundesonte zbatimin e ketyre masave". Gazeta ben te ditur se " E cilesuar si nje hap shume i rendesishem per luftimin e dukurise se korrupsionit, startegjjia e publikuar dite me pare nga Qeveria e Kosoves nuk ka te ngjare te jete qe efektive sa eshte thene qe do te jete ne konferencen e mbajtur me rastin e prezentimit te saj. E vetme, pa nje legjislacion antikorrupsioin dhe pa ndonje plan veprimi, kjo strategji duket te jete me shume nje forme e ngritjes se vetedijes per institucionet e Kosoves, se sa nje mekanizem, i cili efektivisht do te ishte ne gjendje ta luftonte dukurine e korruspionit ne vend".

Ndersa ne rubriken editoriale "Koha Ditore" komenton kerkesen e paraqitur dite me pare ne protesten paqesore ne Prishtine per ndryshimin e Rezolutes 1244. Lidhur me kete komentatori i "Kohes Ditore", vec tjerash konkludon se " Problemi pra, qe Kosova ka, …nuk eshte nuk eshte Rezoluta 1244 por eshte puna qe nderlidhet ne permbushjen e saj. Duhet ndryshimi i permbajtjes e jo i formes. Sidomos ne kete cast kur imazhin kjo Kosove e ka edhe aq keq…Duhet pra qe UNMiK-u radikalisht te filloje te jape pushtetin dhe kompetencat ne duart e kosovareve dhe duhet qe te luftojme konceptin apo konceptet tashme te ngulfatura ne kokat dhe shpirterat e kastave te reja politike kosovare te cilat jane duke u bere kampione te korrupsionit, ngadalsise dhe pagjeturise ne drejtim te shtepive qe me letra e pa letra u takojne" analizon "Koha Ditore".

"Bota Sot" ne rubriken politike, permes intervistes me Ferat Dinoshen, kryetar i Unionit Demokratik te Shqiptareve, njeherit edhe shef i Klubit te deputeteve te partive shqiptare ne Parlamenin e Malit te Zi, riaktualizon synimet dhe perspektivat e afirmimit te shqiptareve ne kete vend. i pyetur per arsimimin e shqiptareve ne Mal te Zi, Dinosha ka vleresuar se " Hapja e Fakultetit te Mesuesise ne gjuhen shqipe paraqet berthamen e nje qendre e ardhshme te studimeve shqipe", kurse, sipas tij " synohet qe perspektivisht ne te te perfshine disa fakultetet qe jane te domosdoshme per shqiptaret e Malit te Zi". Ai ka pohuar se " Nepermjet mekanizmave te institucioneve deshirojme te sigurojme status adekuat te shqiptareve ne Mal te Zi, ne menyre qe ata te faktorizohen". Ferat Dinosha ne intervsiten per "Boten Sot" ka shtuar se " Ne e mbeshtesim pushtin aktual, derisa ai lufton per pavaresine e Malit te Zi, kurse opozita ben dicka tjeter, ndaj edhe neve na duket se eshte me mire te komunikohet dhe te jesh me ate qe do te pavaresohet na Serbia, per arsye se nje projekt i tille do te vlente per shqiptaret jo vetem, ne Mal te Zi, por edhe me gjere", ka theksur Derat Dinosha.

  • Data 13.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzw
  • Data 13.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzw