Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 28.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Ne faqet e para te shtypit te Prishtines rikthehet serish tema e decentralizimit te pushtetit

“Koha Ditore”, gjithnje duke iu referuar draftit, te cilin dite me pare kryetari I Kuvendit te Kosoves e ka prezentuar, per here te pare, gjate qendrimit te tij ne SHBA, ben te ditur se “ Dokumenti I quajtur “Reforma e ndarjes administrative te Kosoves dhe reforma e pushtetit lokal ne Kosove”, sipas burimeve te “Kohes Ditore” synon qe me ndarjen e propozuar administrativo – territoriale te permbushen kerkesat e qytetareve, te behet ndarje e drejte qe do ti pershtatej situates ne terren dhe qe kjo te behet pikerisht me deklarimin vullnetar nepermjet institucioneve nga vete qytetaret e vendbanimit perkates, te fshatit, te bashkesise lokale apo te lagjes”. Burimet e besueshme i kane thene “Kohes Ditore” se “ me kete ndarje do te arrihej sistem funksional i qeverisjes dhe qytetaret e saj me lehte do ti realizojne synimet, deshirat dhe nevojat, si qytetar te Kosoves, si qytetar te rajonit, krahines, vendbanimit por edhe si qytetar I perkatesise se caktuar etnike, fetare politike”.

“Zeri” fillimisht ne komentin redaksional konstaton se “ Propozimet dhe iniciativat e kryepolitikaneve kosovare per ceshtjen e forcimit te pushtetit lokal, gjegjesisht per decentralizimin e pushtetit, jane duke mbizoteruar ne javet e fundit ne skenen politike vendore”. Nisur nga kjo, “Zeri”, me tone kritike komenton se “Kosova nuk ka adrese me legjitime sesa Qeverine e saj, pikerisht sepse ajo ka perfshire ne vete partite kryesore, te cilat kane marre shumicen absolute te votuesve. Anashkalimi i kesaj adrese, per shkak te interesave momentale partiake apo individuale, nuk I sjell dobi Kosoves, perkundrazi”.

“Kosova Sot”, gjithnje duke iu referuar Projektit per decentralizimin i propozuar nga Zyra e kryeparlamentarit Daci meson se “ Sipas ketij projekti, propozohet qe Kosova te kete dy nivele te ndarjes administrativo- territoriale dhe te qeverisjes lokale ne teresi: ne nivel komunash dhe
qytetesh. Kosova duhet te kete shtate qendra kryesore… si dhe planifikohet qe te formohen 70 komuna, si njesi administrative – territoriale, ku secila komune do te kete 70 – 100 kilometra katrore”.

“Bota Sot” nderkaq, vlereson se “ Kosova ndoshta eshte i vetmi vend ne bote ku nuk ka absolutisht cfare te decentralizohet. Ne nje vend ku nuk
funksionon sovraniteti I integritetit territorial ne gjithe hapesiren e tij, natyrisht, nuk ka cfare te decentralizohet. Ne nje vend ku nuk ka pushtet
qendror, ai nuk ka cfare ti jape pushtetit lokal, nuk ka asnje lloj centralizimi, pra , nuk ka cfare te decentralizohet”, konkludon “Bota Sot”.
Ndrrojme teme me “Epoken e Re” e cila pasi pyet se “ Si e vleresojne deputetet punen e tyre” me tej shkruan se “ Ne perfundim te mandatit
trevjecar te Kuvendit te Kosoves, gjithnje e me shume verehen interesat e ngushta politike, gje qe mund te rrezikojne seriozisht punen e Kuvendit edhe gjate ketyre pak muajve qe kane mbetur”.

Kurse e perditeshmja “Pavaresa”, pasi rikonstaton se “ Zgjidhja e statusit te Kosoves e ka vetem nje alternative”, me tej analizon se “ Edhe
ne fazen e tashme, kur degjohen zera nga bahskesia nderkombetare per ndonje vazhdim te ri te bisedimeve shqiptaro- serbe pas nderprerjes se tyre, ceshtje e panegociueshme me Serbine mbetet statusi politik I Kosoves”.

  • Data 28.06.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzk
  • Data 28.06.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzk