Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 07.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Prezenca e BE-se ne Kosove nuk do te thote zevendesim krykeput i misionit qe ka OKB-ja". Keshtu citohet te kete deklaruar ne intervisten dhene "Kohes Ditore", Rainer Stinner, ideatori per nje Kosove te administruar nga BE-ja, ndryshe perfaqesues i Bundestagut gjerman nga Partia Liberale gjermane. Vendosja e Kosoves nen mbikqyrjen e BE-se, sipas tij, nuk do te jete nje zevendesim klasik i misionit te Kombeve te Bashkuara me Bashkimin Evropian apo nje zevendesim i UNMiK-ut me EUMiK. Gazeta ben te ditur se ideja ne fjale nuk eshte perkrahur nga partite ne pushtet ne Gjermani.

Ndersa lidhur me ceshtjen e pavaresise se Kosoves, Stinner ka deklaruar se " Mund te them se elita politike ne Kosove ka nje nocion te cilin e perserit vazhdimisht dhe ai eshte pavaresia, pavaresia e menjehershme e vendit. Une ne kete rast gjithnje them se kjo do te mund te ishte ide e mire, mirepo ne politike shpeshhere duhet gjetur aleate dhe tash per tash nuk jam duke pare shume aleate per kete pavaresi te menjehershme te Kosoves".

"Zeri", i cili boton intervisten me Hashim Thacin, kryetar i PDK-se dhe i cili ka deklaruar se " Me partneret, pas zgjedhjeve, do ta qeverisim Kosoven", ne editorialin e numrit qe mban titullin "Amerikani ne Prishtine", pikerisht sot kur ne Kosove vjen per vizite diplomati amerikan Mark Grossman, nenvizon se "Ne viziten e tij te radhes Grossman do ta gjeje Kosoven, ne aspektin e sigurise, shume me mire sesa ishte pas trazirave te marsit, ndersa ne aspektin politik shume me keq sesa ishte para trondnitjes se marsit…Te thuash asgje nuk ka levizur ne nderkohe. Nje shef i UNMiK-ut eshte larguar, tjetri kalon kontinente dhe qytete e nuk e sheh te udhes te vije ne Prishtine. Grupi Perkrahes ka mbajtur nje takim te paefektshem, politikanet vendore jane perqendruar ne ndryshimin e Kornizes Kushtetuese, te cilen do ta zhvleresoje UNMiK-u, politikanet serbe vazhdojne ti bojkotojne institucionet e Kosoves, etj". Kjo, sipas "Zerit" eshte Kosova e 7 korrikut ".

Shtypi i Kosoves vazhdon te komentoj zgjedhjen e Boris Tadicit president i Serbise. "Bota Sot" lidhur me kete nder te tjera thekson se " Vetem nje logjike e tille mund ta coje Tadicin qe, nga njera ane ti kerkoje Perendimit nje vit kohe derisa ai dhe Serbia te japin shenjat e para properendimore. Nga ana tjeter, ai nuk prêt qe ti jepet asnje minute kohe Kosoves, por thjesht te zbatohen te gjitha masat e parashikuara nga Serbia kunder Kosoves, ndersa serbet, ne krye me Tadicin, te fshehin surratin pas bashkesise nderkombetare".

"Kosova Sot" duke i hedhur nje veshtrim rezultateve te Qeverise se Kosoves dhe sfidave me te clat ajo perballet veren se "Ne prag te zgjedhjeve verejme qe rezultatet negative te qeverisjes jane te shumta, me gjithe perpjekjet e kryeministrit te Kosoves per te nxitur progres. Kosoves i duhet nje qeveri ekspertesh…Aktualisht eshte e kunderta: Qeveria nuk eshte e eksperteve, njerezit nuk paguhen mire dhe per pergjegjesi nuk flet askush".

Ne shtypin e Kosoves nuk mungojne as temat mbi dialogun e udheheqesve me qytetaret per cka e perditeshmaj "Pavaresia" shkruan se "idete e politikberja e institucioneve te Kosoves duhet te orientohen te nje dialog i mirefillte me elektoratin, per tia bere te qarte te gjitha rrjedhat, dialog ky qe mund te jete shume produktiv per te ardhmen e Kosoves".

  • Data 07.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzY
  • Data 07.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzY