Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 26.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Pse Kuvendi i Kosoves duhet gjithsesi te perfshihet ne procesin e reformimit te pushtetit lokal"? Eshte ky titulli i madh hapes I gazetes "Zeri" e cila, gjithnje ne kontekst te projekteve per decentralizimin e pushtetit ne Kosove ben te ditur se " Zeri", " ka marre vesh qe ne Qeverine e kryeministrit Rexhepi, mbizoteron vleresimi qe ato do jene obligim i qeverise se re e cila do te krijohet pas zgjedhjeve te tetorit, sepse ne nderkohe, realisht nuk ka mundesi per te bere dic konkrete ne kete aspekt. Ndersa ne UMIK, duket qe ka ide qe me keto projekte te preokupohet kryeamdinistratori I ri, Soren Petersen, sa me pare qe eshte e mundur".

"Bota Sot" gjithashtu duke e hapur numrin me temen e decentralizimit te Kosoves, veren se "… Kuvendi I Kosoves duhet ta shqyrtoje me kujdes dokumentin qe I dergohet nga Qeveria e Kosoves per miratim…Kuvendi I Kosoves nuk ka pse te ngutet ne procedurat e shqyrtimit te dokumentit te decentralizimit qe ia ka derguar Qeveria e Kosoves".

"Koha Ditore" ne korrespondencen nga Brukseli, duke I hedhur nje veshtrim me te rejave ne shtetet qe kane dalur nga krijesa e quajtur ish Jugosllavi, thekson se "Sidoqofte gjerat ne hapesiren prej Triglavit e deri ne Vardar kane levizur, jane bere shume ndryshime, shtetet kane ne dore fatin e vete dhe serbet me nuk mendojne se Sllovenia ndertohet me parate e Serbise, sllovenet dhe kroatet nuk ndajne para nga rrogat e tyre per rajonet e pazhvilluara, Kosoven dhe Maqedonine ( para me te cilat ne vend te zhvillimit te Kosoves eshte financuar aparati represiv policor ne Kosove). Pra, sipas "Kohes Ditore" ," secili popull e ka fatin e vet ne duart e tij e me kete edhe pergegjesine. Po behet ridefinimi final I hapesires prej Triglavit e deri ne Vardar me Kosoven si hapesire te padefinuar ende, por pa shume kohe per te humbur".

"Epoka e Re" ne faqen e pare njofton se " Kete jave UNMIK-u do ta kete versionin e ndryshuar te Kornizes Kushtetuese, madje me emer te ri : Kushtetuta e Perkohshme e Kosoves". Ne lidhje me kete, ne kryetitullin e madh hapes te gazetes ne fjale shkruan se " Korniza e re kete jave prêt firmen nga Brayshaw".

Shtypi I Kosoves boton veshtrimin autorial te senatorit amerikan Xhozef Bajden I cili, sipas te perditeshmes "Pavaresia" nder te tjera ka konkluduar se " UNMIK-u ka bere nje pune te dobet dhe e ka humbur kredibilitetin ne Kosove. UNMIK-u duhet te reformohet nen udheheqjen e kreyeadministratorit te ri, I cili, sipas te gjitha gjasave, ndihmes do ta kete nje diplomat amerikan me pervoje".

Kurse "Kosova Sot’, ne editorialin e numrit fokusohet ne atmosferen para fushates zgjedhore ne Kosove, duke vleresuar vec tjerash se " Kryesisht, kjo periudhe po karakterizohet nga nje lufte e brendshme brendapartiake dhe promovimi I nismave te reja politike". Por gazeta thekson se " Nese do te perseritet larushia e premtimeve te parealizuara nga ansjeri prej subjekteve politike, nuk mund te presim ndonje cudi".

  • Data 26.07.2004
  • Autor Agim ZOGAJ, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzF
  • Data 26.07.2004
  • Autor Agim ZOGAJ, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzF