Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 02.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

“A do ta zgjoje Washingtoni Brukselin nga gjumi qe te pershpejtohet
zgjidhja e ceshtjes se Kosoves” ? Eshte ky titulli I editorialit te “Kohes
Ditore” ne te cilin artikullshkruesi nenvizon se “ Deri tash vertete
Washingtoni ka qendruar me shume anash sa I perket Ballkanit dhe ka
mbeshtetur qendrimet e Brukselit, por tash, nese amerikanet deshirojne ta pershpejtojne zgjidhjen e statusit te Kosoves, do te kete mospajtime me
BE-ne, e cila deshiron qe kete ceshtje ta shtyeje se paku per 4 deri ne 6
vjet. Kosova mund te behet perseri teme mospajtimi mes Brukselit e
Washingtonit, sidomos nese ne Shtepine e Bardhe vijne perseri demokratet”.

Komentatori I “Kohes Ditore” I rikujton lexuesit se “ Edhe ne letren e
fundit te Kerryt drejtuar shqiptareve shihet qarte se nese demokratet vine
ne pushtet, ata do te marrin rolin udheheqes ne angazhimin politik
nderkombetar ne Kosove, ku ata mendojne se statusi duhet te zgjidhet sa me shpejt, qe nuk eshte qendrim I BE-se per momentin”.

Duke ngelur ne ceshtjen e relacineve SHBA- Kosove, kalojme ne
kryeartikullin e numrit te sotem te gazetes “Zeri” e cila pyet se “ Cilat
jane dallimet midis Xhorxh W. Bushit dhe Xhon Kerit sa I perket Kosoves dhe statusit te saj” ? “ Zeri” shkruan se “ Po qe se ne zgjedhjet e nentorit
Xhorxh W Bush merr mandatin e dyte katervjeqar si president I SHBA-se,
pritet qe administrate e Bushit do te aktivizohet me shume ne Kosove dhe ne rajon, qofte edhe me synim te realizimit te “strategjise dalese” nga
Kosova...”.

Sa i perket qendrimeve te Xhon Kerrit, “Zeri” vlereson se “ ato, sic doli
edhe nga letra e tij derguar komunitetit shqiptaro – amerikan, jane
vazhdimesi e politikes se ish - presidentit Klinton…”. Ne letren e tij ”
Xhon Keri ka qartesuar pozicionin e tij ndaj statusit te Kosoves, duke
perkrahur vetvendosjen e popullit te Kosoves dhe duke kundershtuar ndarjen territoriale. Pra, Keri perkrah pavaresine e Kosoves ne kufijte e njohur nga Kushtetuta e vitit 1974”, komenton “Zeri”.

Shtypi i Kosoves, vazhdon te kete ne qender te vemendjes reflektimet e
raportit te ambasadorit Kai Aide per Kosoven. “ Bota Sot” analizon se “Ne
raportin per Kosoven te ambasadorit Kai Aide permbahen shume elemente pozitive, qofte kur eshte fjala te kerkesa per transferim sa me te madh te kompetencave te UNMIK-ut tek institucionet e Kosoves, qofte per shkak se Aide kerkon nje rikonstruim te punes se UNMIK- ut per te qene me efikas ne ceshtjen e Kosoves, perpara zgjedhjes se statusit te saj final”. Gazeta thekson “ Se ne cfare pikash do te behet ristrukturimi I UNMIK-ut tash per tash nuk dihet, por e tera do te merret vesh ne seancen e 5 gushtit te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara”.

“Kosova Sot” thekson se “ Rekomandimet e Kai Aides pritet te sjellin me
shume kompetenca per vendesit”.

Kurse sipas “Epokes se Re” , ” Ndersa lideret vendes dhe mediat kosovare vleresojne se ka ardhur koha qe UNMIK-u te ristrukturohet dhe reformohet, zyrtaret e kesaj administrate thone se jane ne pritje te ardhjes se kryeadministratorit te ri, Petersen…”.

E perditeshmja “Pavaresia” pasi pyet ne se do te reformohet UNMIK-u me tej shkruan “ Aide rekomandon kalim te shpejte te kompetencave ne institucionet vendese”.

  • Data 02.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz9
  • Data 02.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz9