Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 05.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Maqedonia do te jete apo jo"? Eshte ky titulli i madh hapes i te perditeshmes "Koha Ditore" e cila, duke iu referuar raportit me te ri te Grupit Nderkombetar te Krizave (iCG) per Maqedonine e rikthen ne faqet e para te shtypit te ketushem temen per te sotmen dhe te ardhmen e Maqedonise. Gazeta, e cila shkruan se " Grupi Nderkombetar i Krizave ne raportin e fundit per Maqedonine jep vleresime pesimiste" me tej sqaron se "Maqedonia ndodhet para nje udhekryqi te madh dhe jane shtuar dilemat nese shteti do te arrije te mbijetoje zhvillimet e reja politike". Me tej gazeta i referohet kumteses se Grupit Nderkombetar te Krizave ne te cilen nder te tjera vleresohet se " Protestat ne Shkup kunder organizimit te sapropozuar territorial, qe u mbajten me 27 korrik te ketij viti, paraqesin test per tensione, te cilat kalojne ngadale ne Maqedoni. Edhe krahas shenjave te shumta inkurajuese nga ky vit, mbijetimi i vendit ende nuk eshte garantuar teresisht. Elementi themelor per stabilitet te Ballkanit - Maqedonia duhet te fitoje perkrahje me te madhe prej miqve te saj, posacerisht nga BE-ja" thuhet ne kumtesen nga brifingu evropian i Grupit Nderkombetar te Krizave per Maqedonine, te shpallur te marten mbrema ne Bruksel".

Me thekset nga komenti redaksional i "Zerit" kalojme ne me te rejat ne Kosove. "Zeri" pasi pyet se " A po deshton strategjia e UNMIK-ut dhe e Perendimit ne Kosove" me tej analizon se " Po qe se Beogradi do ti mbetet besnik qendrimit per mosperfshirje te serbeve te Kosoves ne zgjedhjet e tetorit, atehere , qysh tash mund te parashikohet deshtimi i Planit te Standardeve dhe i fuqizimit te pushtetit lokal, dy dokumenteve kyc te strategjise se UNMIK -ut dhe te Perendimit ne Kosove". Sipas vleresimeve te "Zerit" del se "UNMIK-u dhe Perendimi aktualisht nuk kane strategji se cfare duhet bere ne Kosove ne periudhen qe lidh kohen e sotme me ate kur duhet te inicohet procesi i adresimit te statusit final te Kosoves, gjegjesisht ne gjysmen e dyte te vitit 2005". Nisur nga keto konstatime gazeta vlereson se "Duket qe tani nuk kane mbetur mundesi te tjera per shpetimin e startegjise se UNMIK-ut dhe te Perendimit pos shtimit te presionit te Uashingtonit dhe te Brukselit mbi Beogradin, i cili do te duhej te jepte rezultate: Pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhjet e tetorit dhe mbeshtetjen e Planit te Grupit Punues per veteqeverisjen lokale". Ne te kunderten, sic veren "Zeri",
"do te ballafaqohemi me pasojat e permendura me pare".

"Bota Sot" numrin e cel me vleresimin se " UNMIK-u, perfundimisht duhet ti mesoje serbet qe ti ndertojne marredheniet e tyre nepermjet institucioneve te Kosoves. Ne kete menyre serbet nuk do te vazhdojne ti shikojne institucionet nderkombetare te Kosoves si sherbime te tyre, pra si instance te tyre inferiore te sherbimit ditor, sic kane bere gjate ketyre pes vjeteve e rreth dy muajve…".

Ndersa "Kosova Sot" ne nje nga titujt hapes te numrit te sotem shkruan se "Ananni kritikon Kuvendin, rrezohet kushtetuta". Gazeta citon Fred Ekhard, zedhenes te Kofi Anannit te kete thene se "Perpjekjet e bera nga Kuvendi i Kosoves per te ndryshuar Kornizen Kushtetuese jane qartas hapa qe i tejkalojne kompetencat dhe pasqyrojne nje mungese brengosese vullneti te Kuvendit per tu perqendruar ne perparesite e menjhereshme te Kosoves".

  • Data 05.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz6
  • Data 05.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz6