Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 09.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Koha Ditore" ne korrespondencen nga Brukseli, qe mban titullin "Stereotipet dhe paragjykimet e pasakte per popujt e Evropes' nder te tjera komenton se " Motoja "te bashkuar me dallime dhe vecanti" eshte motoja me te cilen Bashkimi Evropian deshiron ta shprehe harmonine ne te cilen jetojne tash qytetaret e 25 shteteve anetare ne ate qe quhet integrimi me i suksesshem ne historine e njerezimit, integrim i cili krijon edhe tregun me te fuqishem ne bote, ne te cilin qytetaret dhe kapitali levizin te lire dhe kudo qe jane i kane te drejtat sikur te jene ne shtetin e tyre. integrimi i vendeve te BE-se vazhdon te ece drejt krijimit te nje Evrope te bashkuar ne te cilen do te hyjne edhe popujt tjere". Mirepo komentatori i "Kohes Ditore" thekson se " … krahas ketij problemi disa popuj jane duke shfaqur drojen se do te humbin identitetin e tyre kombetar ne dobi te identitetit te ri evropian. Nese shikohen te dhenat nga hulumtimet e opinionit ne vendet e BE-se ateher nuk do te duhej te kishte frike, sepse shumica e qytetareve se pari identifikohen me kombin dhe shtetin e tyre e me pas me BE-ne".

"Zeri" numrin e cel me komentimin kritik te paraqitjes se avokatit te popullit Marek Antoni Novicki i cili ne pronocnimine tij pas kthimit nga vizita ne Beograd " i dha peshe te njellojte propozimit te Qeverise se Serbise per decentralizimin e pushtetit ne Kosove, sikurse planeve te tjera, gjegjesisht atij te pergatitur ne Kosove dhe nga grupi i punes per veteqeversije lokale…"."Zeri" komenton se " Gabimi i Novickit eshte i shumefisht. Para se gjithash plani i Serbise, nese Ombdusperesoni i Kosoves e ka lexuar me kujdes, eshte aq i rrezikshem saqe, sic ka thene nje zyrtar i UNMIK-ut, pos shenjave te pikesimit, prej tij nuk ka cfare te merret. Ky plan ofron hyrje ne nje konflikt te ri ne Kosove…". Autori i editorialit analizon se " Ne kete menyre ne Beograd, por edhe tek politikanet serbe te Kosoves, mund te forcohet bindja se Perendimi se shpejti, po qe se ne nderkohe Beogradi nuk u nenshtrohet presioneve te tij, do te pranoje logjiken e Qeverise se Serbise, sipas se ciles serbet e Kosoves mund te votojne me 23 tetor vetem nese plani i saj pranohet prej Perendimit".

Po me temen e zgjedhjeve te 23 tetorit ne Kosove, kalojme ne rubriken politike te se perditeshmes "Bota Sot" e cila nenvizon se " Keto zgjedhje nacionale jane rasti me i mire per ndryshime shume pozitive ne prag te vitit 2005, kur pritet nga bashkesia nderkombetasre te definohet edhe statusi perfundimtar i Kosoves. Prandaj, ska e si mos te apelosh te qytetaret se duhet te dalin ne zgjedhjet vjeshtore per shkakun madhor sic eshte pavaresia e Kosoves", shkruan "Bota Sot".

Shtypi i Kosoves vazhdon te analizoje rolin aktual te UNMIK-ut. E perditeshmja "Pavaresia" pyet " Pse UNMIK-u nuk po kalon ne administrate monitoruese, por vazhdon te jete administrate pushtetore", kurse "Kosova Sot" ne nje nga kryetitujt hapes te numrit shkruan " UNMIK-u ne krize financimi". Lidhur me kete gazeta pyet " A do ti kufizoje UNMIK-u aktivitetet ne mungese fondesh"?

  • Data 09.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz3
  • Data 09.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz3