Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 17.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Shtypi i Kosovës sot ka në fokus ardhjen në Prishtinë të kryeadministratorit Soren Jesen Petersen

Shtypi i ketushem ne fokus te komenteve ka ardhjen ne Kosove, perkatesisht takimet e para te kryeadministratorit te ri te Kosoves, Soren Jessen Petersen me kreret institucionale te vendit. Duke njoftuar per takimet ne fjale,"Koha Ditore" ne kryetitullin e madh hapes shkruan se " Peterseni premton bashkepunim te besueshem dhe transparent me institucionet e Kosoves", se " Shefi I ri I UNMIK-ut me te marre zyrtarisht detyren, te henen, eshte zotuar per permiresim te bashkepunimit midis UNMIK-ut dhe institucioneve te vendit gjate takimeve te para te zhvilluara me kreret e institucioneve te Kosoves: presidentin dhe kryeministrin e vendit…". Gazeta nuk e le pa nenvizuar pershtypjen se " Bashkepunimi I bazuar ne besueshmeri dhe transparence eshte ajo qe kryaedministratorin me te ri te Kosoves Soren Jessen Petersen do ta karakterizoje gjate ushtrimit te mandatit te tij ne raport me institucionet e veteqeverisjes se perkoheshme te Kosoves".

"Kosova Sot" e cila nismen e punes se Petersentit ne Kosove e cileson si " Fillim premtues" te Petersenit me tej analizon se "Per dallim nga te tjeret, fitohet pershtypja se shefi i ri i UNMIK-ut e ka kuptuar me mire se paraardhesit e tij se cili eshte problemi me madhor i Kosoves sot - duke renditur nen nje zgjidhjen e statusit , nga i cili varet stabiliteti dhe mireqenia jo vetem e Kosoves, por edhe e tere rajonit…". Gazeta veren se " Problemet me te medha per te do te jene edhe vendosja e nje mirebesimi te lekundur mes vendoreve dhe nderkombetareve si dhe funksionalizimi i institucioneve te Kosoves me nje pushtet me te madh se sa deri tani, duke bere bartjen e kompetencave te vendoret".

"Bota Sot" ndersa ne titullin e madh hapes citon presidentin Rugova te kete thene se " Petersen ka sjelle nje vizion te ri per Kosoven".
Kurse e perditeshmja "Pavaresia" ne veshtrimin me titull " Sfidat politike te shefit te UNMIK-ut nder te tjera nenvizon se " Kosova ka nevoje per miq perendimore. Ata duhet ti mbajme, sepse e ardhmja varet nga kjo aleance".


Per "Epoken e Re", " Qytetaret jane pak optimiste se shefi i ri I UNMIK-ut do te ndrroje dicka nga problemet qe i trashegon nga paraardhesit e tij".

  • Data 17.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryv
  • Data 17.08.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryv