Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 28.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Shtypi në Kosovë, sot, shkruan për aktivitet e lamtumirës të komandantit të përgjithshëm te KFOR-it, gjeneralit, gjerman, Holger Kamerhof. Poashtu, shkruan për takimin e Grupit të Kontaktit që do të mbahen në Berlin, ndërsa nje takim pauses i grupit plus për Kosvën, do të mbahet me 2 shtator në Prishtinë.

Të përditshmet në Kosovë, sot, shkruajn për aktivitet lamtumirëse të komandantit të përgjithshëm të forcave paqerujatëse, gjeneralit gjerman, Holger Kamerhof, ndërkaq, publikojne fotografi, në ceremonine lamtumirëse të organizuar për të, nga TMK-së. Gazeta, Koha Ditore, citon gjeneralin, Kamerhof, të këte deklaruar në këtë ceremoni se TMK-së, janë kyqe për popullin dhe të ardhmen e saj. Gazeta, shkruan se nw ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, ibrahim Rugova, duke shënuar kështu rastin e parë të hyrjes së tij zyrtarisht në shtabin e përgjithshëm të TMK-së. Për pjesmarrjen e presidentit Rugova në këtë ceremoni, në faqen e pare, shkruan edhe gazeta, Epoka e Re. Gazeta, Bota Sot, ndërkaq, citon gjeneralin, Kemerhof, se TMK-së, kanë dëshmuar se janë partner të bashkesisë ndërkombetare. Ndërkaq, gazeta Pavarësia, gjithnjw sipas gjeneralit, Kamerhof, shkruan se standardet dhe siguria janë perspektiva e Kosovës. Një e përditshme tjetër, Zëri, ndërkaq, shkruan se tri ditë pas takimit të Grupit të Kontaktit, që do të mbahen ne Berlin, Grupi i Kontaktit Plus, takon udhëheqësit kosovar me 2 shtator në Prishtinë. Gazeta, shkruan se ende nuk dihet se në c'far niveli do të përfaqsohen shtetet pjesëmarrëse në këtë takim, por, ftesat sipas gazettes, u janë derguar të gjithë udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe liderëve politik të shqiptarëve dhe serbëve. Gazeta tjetër, Koha Ditore, ndërkaq, shkruan se Grupi i Kontaktit, do të jetë i prerë me serbët. Duke ju referuar agjensise serbe të lajmeve Beta, gazeta shkruan se nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, ata do ta humbin përfaqwsimin e tyre në institucionet e Kosovës. Kjo do të jetë përgjigjja e Grupit të Kontaktit, ndaj planit të Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovën. Të përditshmet e këtushme, sot, shkruajnë edhe për përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë, ndërkaq, spekulojnë për emrat e mundshwm që do të propozohen për postet udhwheqëse nga tri subjektet kryesore politike ne vend. Gazeta, Epoka e Re, shkruan se për postin e kryeministrit nga radhwt e LDK-së, përmenden emrat e Nexhat Dacit, Sabri Hamitit, Lutfi Hazirit dhe Astrit Haraqise, nga radhët e PDK-se, Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi, Arsim Bajrami, Hajredin Kuqi dhe Enver Hoxhaj, ndërkaq, nga AAK-së, Ramush Haradinaj, Bajram Kosumi dhe Naim Maloku. Një e përditshme tjetër, Kosova Sot, ndërkaq, shkruan se tri forcat kryesore politike, aplikojnë masa mbrojtëse nga rreziku i vjedhjes së ideve për hartimin e motove të bazuara në programet zgjedhore që do t'i paraqesin para elektoratit të tyre. Disa politikanë, duke iu referuar zgjedhjeve të shkuara, thuhet në gazet, pohojnë se ka pasur kopjim të ideve dhe motove të ndryshme.


  • Data 28.08.2004
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryf
  • Data 28.08.2004
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryf