Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 13.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Shtypi i Kosovës në faqet e para njofton se vazhdojnë përgatitjet për takimin që grupi i kontaktit organizon me grupin punues për decentralizimin

"Vazhdojne pergatitjet per takimin e perfolur qe grupi i Kontaktit e organizon me grupin punues per decentralizimin. Po shqyrtohet pjesemarrja e keshilltareve nga Beogradi ne grupin punues te Prishtines". Keshtu njofton ne titullin e madh hapes te numrit te sotem "Koha Ditore" e cila me tej sqaron se "Machtilde Henneke, zedhenese e UNMIK-ut ka pohuar se vendi ku grupi do te diskutoje decentralizimin mund te mos jete as Prishtina e as Beogradi, por nje vend tjeter. Data e takimit nuk eshte bere e ditur, por besohet se do te mbahet para fillimit zyrtar te fushates zgjedhore".

Gazeta ben te ditur se " Qeveritareve te Kosoves u eshte kerkuar te jene kembengules ne kerkesen per perfaqesuesit serbe qe te marrin pjese ne grupin e perbashket punues per dokumentin baze te decentralizimit te pushtetit lokal dhe vec kesaj tu lejohet atyre qe te kene prane keshilltare nga Beogradi ne lidhje me kete ceshtje si shenje kompromisi".Gazeta merr vesh se " Niveli dhe masa e involvimit te keshilltareve qe do te mund te vijne nga Beogradi tash per tash nuk behet publike, nderkaq burime te gazetes bejne te ditur se te gjitha keto bisedime eshte duke i zhvilluar Petersen".

Gazeta gjithashtu njofton se " Vete ministri Jakup Krasniqi ka konfirmuar te kete zhvilluar takime me Perfaqesuesin Special te Sekretarit te Pergjitshshem dhe me shefin e Zyres amerikane ne Prishtine ne lidhje me kete ceshtje. Mirepo, ai as nuk ka pohuar e as nuk ka mohuar kerkesen e bere per keshilltaret nga Beogradi ".

"Kosova Sot" ndersa konsideron se "Eshte fare e qarte se kryeadministratori i Kosoves, me gjithe vrullin e deklaratave te tij te para per statusin e Kosoves dhe pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje, nuk ka mundur ti rezistoje presionit te Serbise. Duke pranuar perfshirjen e Beogradit ne procesin e decentralizimit, Petersen ka shenuar humbjen e pare ne kete lufte te gjate politike, e cila natyrisht se nuk prek vetem shefin e UNMIK-ut, por ne radhe te pare, interesat e qytetareve te Kosoves" analizon "Kosova Sot’.

Me editorialin e "Zerit" kalojme ne ceshtjen e raporteve midis UNMIK-ut dhe pushtetit kosovar per te cilen ceshtje gazeta shkruan se "Njera prej ceshtjeve qe ne vazhdimesi i karakterizon raportet e UNMIK-ut me pushtetin kosovar eshte ajo e fuqizimit te autoriteteve vendore me kompetencat dhe pergjegjesite e reja. Problemi kryesor ketu eshte qe zhurma e madhe ne debatin kontinuel per kompetenca ka te beje qe te mos dihet saktesisht se cfare eshte bere deri sot dhe cka mund te behet tash e tutje". Gazeta vlereson se "… dyluftimi per kompetencat ka sherbyer me se shumti per justifikimin e njeres dhe te pales tjeter per mungesen e rezultateve te pritura ne politiken kosovare…". "Sidoqofte", sipas "Zerit" duket se ka ardhur koha qe ceshtja e bartjes se kompetencave te jete pjese e bisedimeve te mirefillta midis nderkombetareve dhe vendoreve, te cilat do te konkludoheshin me nje plan te detalizuar per sendertimin e ketij porocesi…".

"Bota Sot" ndersa, gjithnje ne temen e relacioneve Bashkimi Evropian dhe Kosova, ne rubriken politike njofton se " Kosova pergatitet per takimet e radhes se mekanizmit percjelles te procesit te stabilizim – asocimit", se " Takimet e Mekanizmit percjelles te procesit te stabilizim – asocimit mbledhin rreth nje tryeze ministrat e Qeverise se Kosoves, udheheqesit e kater shtyllave te UMIK-ut te shoqeruar nga sherbyes te larte civile dhe eksperte te ndryshem te fushave qe jane ne diskutim".

  • Data 13.09.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryW
  • Data 13.09.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryW