Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 16.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Fillojme me thekset nga intervista e Carne Ross, kordinator i deritashem i UNMIK-ut per standardet dhene te perditshmes "Koha Ditore". Diplomati britanik Ross ne intervisten e sipercituar, pra " ne javen e fundit ne postin e tij, rrefen se si do te kete tri vleresime periodike te standardeve para se te behet vleresimi kryesor kah mesi i vitit te ardhshem.
Qellimi i ketyre vleresimeve preliminare, shpjegon Ross, eshte afrimi i botekuptimeve te UNMIK-ut ne nje ane dhe qeverise ne anen tjeter per ate se cfare eshte perparim e cfare nuk eshte".
Ross " pohon se eshte optimist, mirepo thote se lideret kosovare nuk jane te sinqerte kur i vleresojne standardet dhe se shtirja se ato jane permbushur eshte gabim".

Gazeta ndersa, ben te ditur se " Ross para se te largohet nga posti do te udhetoje edhe ne Bruksel per te marrre pjese te premten atje ne mbledhjen e peste te perbashket te "Mekanizmit Percjelles" te zyrtareve te Bashkimit Evropian me ata te UNMIK-ut dhe institucioneve te perkohshme".

"Zeri" ne kryeartikullin e numrit njofton se " Shefi I UNMIK-ut u drejton leter interne lidhur me standardet shefave te shtyllave te UNMIK - ut dhe drejtuesve te zyrave. Petersen cakton gjashte fusha te prioriteteve ne kuader te standardeve". Gazeta nenvizon se " Te gjitha standardet mbesin te rendesishme, por komuniteti nderkombetar eshte i interesuar qe te shohe perparime sidomos ne fushat sic jane, rendi e ligji, decentralizimi, liria e levizjes, kthimi i te zhvendosurve dhe institucionet funksionale, thuhet ne letren interne qe kryeadministratori u ka drejtuar shefave te shtyllave te UNMIK-ut, ku ai terheq verejtjen se po keto fusha do te jene ne qender te vleresimeve te komunitetit nderkombetar, gjate mesit te vitit 2005".
Shtypi i ketushem vazhdon te fokusohet ne temen e zgjedhjeve parlamentare te 23 tetorit ne Kosove. E perditeshmja "Pavaresia" numrin e hap me vleresimin se " Ndonese " fushata" zyrtare elektorale e zgjedhjeve nacionale te 23 tetorit ende nuk ka filluar, shume nga partite konkurruese te Kosoves tashme e kane filluar " garen" per ta bindur qytetarin e Kosoves se pikerisht " partia e jone" eshte zgjidhja me e sigurte per ardhmerine e Kosoves. Ky fare sindromi nuk paraqet asgje te re per opinonin e ketushem, pasi qe ai " sipas "Pavaresise", " eshte teper i pranishem edhe ne zgjedhjet e meparshme te Kosoves se pasluftes, qofte ne zgjedhjet lokale, qofte ne ato nacionale".

"Epoka e re" citon ambasadorin Wiliam Walker te kete deklaruar dje gjate takimev te tij ne Prishtine me personalitetet e ketushmne politike se " Populli i Kosoves, ka shansin qe permes votes te vendose per lidershipin e ardhshem".

"Bota Sot" ndersa duke komentuar tejpashmerine e kandidateve per zgjedhjet e 23 tetorit 2004 ne Kosove, te cilet kane bere transparencen ne lemin e pasurise private shkruan se " Tejpashmeria e bere ne OSBE mendojme se eshte nje proces i kryer ne kohen e duhur. Sepse elektorati i Kosoves do te kete mundesi te dalloje me qarte kundertheniet ne paraqitjet e mundshme te kandidateve perpara votuesve".

Kurse sipas "Kosoves Sot", "…verifikmi i pasurive mbetet nje veprim i domosdoshem per te bere nje transparence perballe publikut".

  • Data 16.09.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryU
  • Data 16.09.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryU