Pasqyra e shtypit të Kosovës - 15 nëntor 2003 | Studimi në Gjermani | DW | 15.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës - 15 nëntor 2003

" Koha Ditore " në korrespondencen nga Bruxeli duke njoftuar se javën e ardhshme në Bruxel do të mbahen një varg takimesh të larta ku do të diskutohet statusi i Kosovës, në kryetitullin e madh hapës shkruan "BE-ja, tash, pro zgjidhjes së shpejtë të statusit, por " gjithçka varet nga kosovarët". Gazeta sqaron se " Bërja publike e qëndrimit të Grupit të Kontaktit se, në rast të përmbushjes së disa standardeve, çështja e statusit final të Kosovës do të fillojë të diskutohet në vitin 2005, do të marrë edhe formën e qëndrimit zyrtar të Bashkimit Evropian kur këtë do ta konfirmojnë në konkluzat zyrtare ministrat e jashtëm të BE-së, të cilët takohen në selinë e kësaj organizate në Bruxel të hënën".

"Koha Ditore" ka pasur rast të shohë draftin e tekstit të këtyre konkluzave në të cilat, kur të miratohen të hënën," do të thuhet se statusi final i Kosovës mund të fillojë të zgjidhet në vitin 2005, ose më herët, në rast të plotësimit, të disa standardeve. Ministrat e jashtëm të BE-së lidhur me Kosovën do të diskutojnë, sipas paralajmërimeve të presidenmcës italiane të radhës, edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë e Malit të Zi, per "rrugët dhe mjetet" për ta rritur kontributin e BE-së në zbatimin e standardeve në Kosovë".

Duke komentuar se çfarë mendohet në rolin e BE-së në arritjen e standardeve që do të dskutohen në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, një zyrtar i BE-së i ka deklaruar "Kohës Ditore": " Mendojmë këtu në planin që ka Harri Holkeri për arritjen e standardeve dhe këto plane janë në përputhje me të ashtuquajturat mekanizmat përcjellës të Procesit të Stabilizim - Asocimit që Komisioni Evropian po i zhvillon me Qeverinë e Kosovës. Arritja e këtyre standardeve ka efekt të dyanshëm dhe ndihmon edhe ardhjen më të shpejtë deri tek statusi dhe mbajtjen e Kosovës njëkohësisht në rrugë kah integrimet evropiane".

" Zëri "në kryeartikullin e numrit thekson se "OKB-ja dhe Grupi i Kontraktit shkaktojnë vonesa për standardet"? Gazeta nënvizon se " Përkundër paralajmërimeve që Hari Holkeri gjatë vizitës së tij në Nju Jork do të marrë pëlqimin edhe të Gripit të Kontaktit për propozimin më të ri të operacionalizimit të standardeve të përgatitura nga UNMIK-u, kjo nuk ndodhi për shkak të disa problemeve procedurale". Siç ka marrë vesh "Zëri" nga burimet diplomatike në Prishtinë, bëhet e ditur se "Administrata e OKB-së ka bërë vërejtje sa i përket procedurës së mblshtetjës së Planit të UNMI-ut. Kështu, Prpozimi i operacionalizimit të standardeve duhet të merr njëherë pëlqimin e departamenteve përkatëse të OKB-së e pastaj të marrë aprovimin e Grupit të Kontaktit". "Ndërkohë, zyrtarët e BE-së," i kanë delaruar "Zërit" se " është herët të flitet se cilat opcione të statusit do të viheshi në tavolinën e bisedimeve"

E përditëshmja " Bota Sot " numrin e qel me njoftimin se "Qeveria e Kosovës ka kërkuar këto ditë që të mos lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë, duke nënvizuar ndër të tjera se mbajtja e këtyre zgjedhjeve e pengon dhe nuk e lejon aspak pakicën serbe të jetë qytetare e Kosovës, pra ëashtë në dëm, të drejtpedrejt të mundësisë së integrimit të kësa pakice në jetën e Kosovës". "Bota Sot" konkludon se " Mbajtja e zgjedhjeve të yserbisë në Kosovë përjetohet nga qytetarët e shtetit të Kosovës si cenim i sovranitetit kombëtar të shtetit të Kosovës".

  • Data 15.11.2003
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4H
  • Data 15.11.2003
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4H