Pasqyra e shtypit të Kosovës (09.05.2004) | Studimi në Gjermani | DW | 09.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës (09.05.2004)

"Procesi i Stabilizim – Asocimit si dhe procesi i standardeve bazohen po ne vlerat evropiane. Shpresoj se Kosova do ta gjeje fuqine qe te tregoje guximin e kerkuar per te zgjedhur kooperimin dhe per tu bere pjese e projektit evropian per paqe dhe prosperitet".

Keshtu shkruan, ne veshtrimin autorial botuar ne numrin e sotem te :Kohes Ditore", Javier Solana, perfaqesues I larte I BE-se per Siguri dhe Politike te Jashtme, I cili me tej nenvizon se "Te bashkuar jemi te forte. Nje Bashkim Evropian I zgjeruar do te na mundesoje ta perhapim sigurine, stabilitetin dhe prosperitetin brenda kontinentit tone. Do te na mundesoje qe sa me mire te ballafaqohemi me disa prej kercnimeve bashkekohore te cilat nuk I njohin kufijte. Si dhe do te rrise mundesine qe Evropa te veproje si force per te mire ne te gjithe boten…Rruga eshte e hapur per pjesen tjeter te Ballkanit Perendimor qe ta ndjekin kete shteg ne permbushjen e kritereve per aneteresim permes: funksionimit te ekonomise se tregut, demokracise dhe te drejtave te njeriut, perfshire ketu respektin per te drejtat e minoriteteve".

Ndersa ne temen BE-ja – Kosova , Solana shkruan se "Per kosovaret, permbushja e standardeve per Kosoven eshte hap esencial ne kete proces. Ata duhet te vendosin themelet e nje shoqerie tolerante dhe paqesore"

Gazeta e sipercituar ne rubriken politke boton intervisten me Ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise , Kastriot Islamin I cili ka theksuar se " Diplomacia shqiptare synon qe faktori shqiptar ne rajon te mbaje nje qendrim te vleresuar nga komuniteti nderkombetar, gje qe ne pergjithesi eshte I vleresuar, pervec rasteve te vecanta, sic ishin ngjarjet e fundit ne Kosove, ku eshte denuar dhuna si nga komun iteti nderkombetar, ashtu edhe nga vete shqiptaret, kudo qe jane". Ministri I Jashtem shqiptar ka shtuar se "I gjithe intensiteti eshte vene ne funksion te rritjes se imazhit te shqiptareve dhe te realizimit te nje veprimitarie qe eshte ne linje me faktorin nderkombetar".

"Ndaj Kosoves vazhdon politika e vjeter". Eshte ky titulli I editorialit te gazetes "Bota Sot" e cila konstaton se " Ne qendrimet e bashkesise nderkombetare ndaj ngjarjeve te para dy muajve u krijua pershtypja se kjo bashkesi, duke pase nxjerre mesimet e duhura, do te ndermerrte nje politike te re ndaj Kosoves dhe do te hiqte dore nga politkka e vjeter qe coi objektivisht ne ngjarjet e mesmarsit. Qe nga ato ngjarje e deri ne ditet e sotme kane ndodhur edhe zhvillime te tjera tejet kuptimplote te cilat ", sipas "Botes Sot", " tregojne se bashkesia nderkombetare ne Kosove duhet ta ndryshoje rrenjesisht dhe thelbesisht politiken e tyre ndaj Kosoves. Se p ari, ne kuadrin e nje politike te re ndaj Kosoves duhet te hiqet dore nga praktika e deritanishme e futjes se Beogradit ne punet e Kosoves, nje politike qe ka rezultuar tejet destruktive dhe tejet rrenuese. .. Se dyti, ndonese pas mesmarsit u premtua se do te pershpejtohej dhenia e kompetencave per institucionet e Kosoves, deri tani ende asnje kompetence thelbesore nuk iu eshte dhene ketyre institucioneve dhe nuk dihet se do ti jepen, nderkohe qe shumica e ketyre kompetencave duhej tiu ishin dhene atyre qe ne mars te vitit 2002…Se treti, deri sot asgje konkrete nuk ka levizur as ne drejtim te procesit te privatizimit te ekonomise se Kosoves" konkludon, "Bota Sot".

  • Data 09.05.2004
  • Autor Agim ZOGAJ / Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0d
  • Data 09.05.2004
  • Autor Agim ZOGAJ / Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0d