Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 04.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Temë qendrore e komenteve të shtypit gjerman është sot deklarata e shteteve të OPEC-ut, për rritjen e kuotës së nxjerrjes së naftës me 2 milionë barrel në ditë. Përvec kësaj vëmendje i kushtohet edhe dorëheqjes së shefit të CIA-s Xhorxh Tenet.

Gazeta "Die Welt" nuk beson se do të ketë rënie të cmimeve të benzinës ndaj nuk sheh arësye për pesimizëm:

"Presioni i vendeve të industrializuara ka pasur efekt: Karteli i OPEC-ut po e hap rubinetin e naftës, të paktën në ato vende, ku ashtu si në Arabinë Saudite apo në Emiratet e Bashkuara ka ende kapacitete të lira. Por kushdo që ka shpresuar në uljen e ndjeshme të cmimit të naftës do të zhgënjehet. Ndonëse disa spekulantë po largohen tani nga tregu, gjithcka mbetet si më parë, cmimi i arit të zi për ekonominë botërore përcaktohet në një të katërtën e tij prej faktorit frikë. Pra në këtë mes ka efekt faktori i frikës nga ndonjë valë e re terrori, vëcanërisht në vendet naftëmbajtëse të Lindjes së Mesme."

Në mënyrë të ngjashme shprehet edhe e përditshmja e Këlnit "Ekspres":

"Sasia e nxjerrjes së naftës do të rritet, për të sinjalizuar tregjet e pasigurta, se gjithcka është nën kontroll dhe se naftë ka për të gjithë. Por cështja është se sa pozitiv do të tingëllojë ky mesazh dhe a do të influencojë ai për uljen e cmimeve të ngritura nga frika nëpër bursa. Edhe nëse mesazhi do të ketë efekt pozitiv, koha do të bëjë të vetën në ripërtëritjen e tregjeve."

Lidhur me dorëheqjen e kreut të CIA-s Xhorxh Tenet gazeta "Frankfurter Rundschau" komenton:

"Koha kur shefi i CIA-s dha dorëheqen ishte e papritur, ndërsa veprimi jo. Tenet në krye të shërbimit të kundërzbulimit amerikan dhe si koordinator i shërbimeve të tjera nuk ishte i diskutueshëm. Por ai akuzohej, se nuk ka pasur informacionin e duhur paraprak lidhur me sulmet e 11 shtatorit 2001, por sigurisht që për këtë janë në fokus edhe shërbime të tjera. Ai akuzohet për informacione të gabuara lidhur me Irakun. Në këtë drejtim ka luajtur rol edhe afera e fundit e Calabit, irakiani i varur prej CIA-s, i cili prej kohësh u ka shitur informacion iranianëve. Tenet deri më sot ka mundur t´u bëjë ballë këtyre akuzave. Ka të ngjarë që tani që po duket se ka nisur të perëndojë ylli i Bushit në sondazhet me elektoratin, Tenet u bë barrë për shefin e tij."

Së fundi edhe një citat nga e përditshmja "Handelsblatt":

"Ekspertët në Uashington kanë kohë që vënë baste, se shefi i CIA-s shpejt ose vonë do ta hante kokën. Kjo, sepse Tenet ishte implikuar mjaft në skandalin e mungesës së armëve të asgjësimit në masë në Irak. Për Tenetin ishte e qartë: ai nuk mund ta ngrinte më kokën prej mocalit nga skandali i armëve irakiane. Ndaj ai u detyrua të japë dorëheqjen. Pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dorëheqja e njërit prej njerëzve më besnikë dhe të një kalibri të tillë do të thotë dobesim për Bushin."

  • Data 04.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As08
  • Data 04.06.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As08