Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 02.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Fjalimi i presidentit Horst Këler, i cili bëri betimin më 01.07.04 në seancën e përbashkët të Bundestagut dhe Bundesratit në Berlin për fillimin e detyrës, është tema më e komentuar e politikës së brendëshme në të përditshmet e sotme gjermane.

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" shënon:

"Në fjalimin e tij të parë, i cili pjesërisht karakterizohej nga notat e humorit, Horst Këler, renditi hallet e vendit, gjë që e kanë bërë me kënaqësi edhe paraardhësit e tij. Por Këler e bëri këtë pa patos dhe pa zymtësi, ose i pakontraktuar, siç do ta formulonte ish-presidenti Roman Herzog. Natyrisht që ky ishte një fjalim gjithëpërfshirës: pothuajse të gjitha temat aktuale - Evropa dhe ristrukturimi i shtetit social, marrëdhëniet me SHBA dhe barazia e gruas me burrin, fati i Afrikës, reforma e federalizmit, rinia, të moshuarit dhe brezi i 68-ës, që të gjithëve iu bë apeli për një fillim të ri, kjo ishte një thirrje, por jo përlutje."

E përditshmja "Die Welt" shprehet e suprizuar për fjalimin e Këlerit, duke komentuar:

"Kushdo që priste prej tij një fjalim të rëndë e të zymtë, u befasua nga preazntimi i çlirët. Mesazhi i Këlerit mbetet lapidar: Ne jemi zhytyr thellë në moçal. Ne duhet të dalim urgjentisht nga kjo gjendje. Por ne duhet të çmendemi prej kësaj. Ky mesazh nuk ishte as një llogari gjakftohtë e një superkontrollori të kombit dhe as ndonjë pozë teatrale nisur nga kalkulimet politike. Përkundrazi një burrë serioz foli për çështje serioze, por në një mënyrë që i kënaqi të gjithë."

"Leipziger Volkszeitung" konstaton:

"Horst kush? Asnjë nuk e shtron më këtë pyetje pas fjalimit të djeshëm. Presidenti sjell një fllad të ri në këtë post ... 61 vjeçari që e ka nisur politikën në mënyrë anësore i vë përpara përgjegjësi njëlloj si qeverinë edhe opozitën. Ai madje nuk trëmbet që të vërë në gurin e provës edhe mënyrën shpesh herë bllokuese të proceseve federale të vendimarrrjes nga Bundestagu dhe Bundesrati."

E përditshmja "Schwäbische Zeitung" mbi fjalimin e parë të presidentit Këler thekson:

"Në vendin e skeptikëve dhe atyre që vetëm e nxijnë realitetin ka dalë në krye një optimist, i cili di ta përhapë frymën optimiste. E këtë ai e bën jo thejshtë nën moton hajde se do të bëhet mirë, por ai e sjell këtë frymë me një apel që njerëzit t´i vënë në përdorim forcat për t´i ndryshuar gjërat. Fjalimi i tij i tërhoqi të gjithë, nëse fjalët e tij kanë zënë vend, kjo duhet të dëshmohet prej atyre që e duartrokitën atë me zell. Horst Këler vuri në dukje, se kjo nuk ishte fjala e fundit e tij. Kjo të bën të shpresosh."

Në gazetën "Badische zeitung" lexojmë:

"Apelet e Këlerit në adresë të politikës vijnë nga perspektiva e një njeriu, që për disa vjet me radhë e ka parë vendin nga jashtë. Kjo ishte edhe perspektiva e ekspertit të ekonomisë e financave, i cili ka në fokus pikërisht këto probleme dhe jo luftën politike për pushtet. Apeli i tij vjen gjithahstu nga perspektiva e një qytetari të zakonshëm, të cilit arësyeja e shëndoshë njerëzore nuk i është mjegulluar prej politikës. Fakti që Horst Këler nuk është politikan profesionist, është shans si për të ashtu edhe për vendin."

Së fundi edhe një citat i shkëputur nga komenti i së përditshmes se Bonit "General Anzeiger":

"Horst Këler u prezantua dje si një president mendimtar e njëkohësisht edhe njerëzor. Ashtu si paraardhësit e tij edhe ai do t´a ndjejë herë pas here kufizimet e postit presidencial. Ashtu si edhe paraardhësit atij do t´i duhet t´i vërë vulën personale postit më të lartë shtetëror. Fjalimi i tij i parë me një shumëllojshmëri tematike ishte pothuajse një deklaratë qeveritare presidenciale, gjë që të jep shpresë."

  • Data 02.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzd
  • Data 02.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzd