Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 23.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Demonstratat e së hënës në Gjermani kundër reformave të qeverisë në tregun e punës vazhdojnë të jenë temë kryesore në komentet e shtypit të ditës. Sa u përket temave ndërkombëtare në qendër të vëmendjes është sërish Iraku.

Në 140 qytete të Gjermanisë organizohen sot protetsta kundër reformave në sistemin e asistencës sociale për të papunët. Nga komenti i së përditshmes "Stuttgarter Zeitung" lidhur me protetstat në Gjermani shkëpusim këtë citat: "Ajo që zien prej kohësh dikur do të shpërthejë. ...Në lindje të Gjermanisë po shpërthen tani një përzierje e indinjatës dhe e zhgënjimit e akumuluar prej vitesh. Edhe këtë të hënë përsëri dhjetra mijëra njerëz do të protetstojnë nëpër rrugët e Magdeburgut, Leipcigut, Berlinit dhe qyteteve të tjera në Lindje. Zemërata e akumuluar ka tani një qëllim konkret: reformat e emërtuara Harc IV. E hëna simbolike e protetstave të Leipcigut që dikur rëzuan regjimin e partisë së bashkuar socialiste në ish-RDGJ, po shndërrohet tani në ditën fikse të protetstës kundër një shteti, me të cilin dëshironin të bashkoheshin demonstruesit e vitit 1989. Në aspektin politik prej këtyre protetstave përfiton sot pikërisht PDS, partia pasardhëse e partisë së bashkuar socialiste. Historia mund të jetë makabre."


Ekspertët e ekonomisë shprehin skepticizëm lidhur me reformat, shkruan ndër të tjera gazeta "Die Welt" duke iu referuar njërit prej pesë profesorëve të ekonomisë, të cilët përpilojnë raportin mbi gjendjen dhe perspektivën e ekonomisë gjermane: "Sipas profesor Peter Bofinger reformat e emërtuara Harc IV mund t´i krahasosh me një operacion bypass për një të sëmurë nga azma. Pacientit i premtohet shumë, por ai nuk përfiton asgjë prej këtij operacioni. Në hartimin e reformave është menduar, se të papunët që jetojnë me asistencë sociale nuk kanë asnjë impuls për t´u rifutur në jetën e punës. Për këtë arësye synohet tani të rritet presioni ndaj tyre. Por joshja për të pranuar cdo lloj pune apo imponimi i tyre nuk ndihmojnë aspak, nëse tregut të punës i mungojnë frontet e reja."

Kryetari i partisë socialdemokrate, Franc Myntefering, në valën e reformës ka propozuar edhe futjen e pagave minimale, ose të ashtuquajturat jobs për 1 euro për të papunët. Këtë propozim e përditshmja "Frankfurter Rundschau" e komenton: "As sindikatat e mëdha dhe as kancelari nuk donin deri më sot që ta preknin cështjen e pagës minimale. Ata janë munduar ta shtyjnë sa të mundin këtë, por kjo temë është bërë tashmë e pashmangshme. Ndaj Franc Myntefering e ka për nder tani t´i përmbahet temës. Me iniciativën e tij ai hap mundësinë për të kërkuar një zgjidhje bashkarisht dhe në kohën e duhur. Sistemi i kontratave unike në mbarë federatën po pëson gjithnjë e më shumë të cara, sepse ndërmarrjet kanë nisur t´i vendosin vetë kushtet e punës dhe të pagës. Kësaj i shtohet edhe reforma Harc IV. Të papunët prej një kohe të gjatë së shpejti do të detyrohen të pranojnë cdo lloj pune. Që të dyja këto zhvillime e nxisin spiralen me kokë poshtë duke cuar në pagat e dampingut."

Rreth zhvillimeve në Irak vecojmë një citat nga komenti i gazetës "Münchener Merkur": "SHBA po e paguajnë shtrenjtë atë që e injoruan krejtësisht të verbuar prej mburrjes për forcën e tyre ushtarake: ato nuk menduan se c´mund të ndodhte më pas në Irak. Fituesit e luftës janë ata që krijuan terrenin e përshtatshëm prej nga sot mbledh potencialin e tij yshtësi al Sadër. Predikuesi i rrahur me vaj e uthull është shndërruar në një ëndërr të keqe: si për qeverinë irakiane nën kryeministrin Alaui, i cili ëshë duke humbur edhe atë pak kredibilitet që i ka mbetur, ashtu edhe për trupat e SHBA, të cilat nuk mund ta përballojnë ndërhyrjen me të gjitha mjetet kundër al Sadrit në qytetin Naxhaf. Nëse do të guxonin të ndërhynin me të gjithë forcën në Naxhaf SHBA do ta bënin të gjithë botën arabe kundërshtare të tyre."

Ajatollahët e mëdhenj heshtin në Naxhaf, kështu titullohet komenti i së përditshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung", ku lexojmë: "Udhëheqësit më të rëndësishëm shiitë në Naxhaf janë larguar duke ia lënë në dorë qytetin një të dështuari, që është i padëshiruar prej shumë shiitëve në Irak. ... Eshtë vetëm cështje kohe derisa el Sadër të zhduket nga skena politike. Suksesi i atyre që e "kanë tepruar" shpesh herë në historinë e botës islame ka qenë i shkurtër. Ata ose kanë rënë në fushën e betejës, ose kanë përfunduar në litar."

  • Data 23.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryl
  • Data 23.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryl