Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 20.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Mbledhja e ministrave të brendëshëm të vendeve të BE-së lidhur me integrimin e emigrantëve dhe luftën kundër terrorizmit është një temë e komentuar në gazetat e sotme të Gjermanisë. Në rubrikën e temave ndërkombëtare vëmendje u kushtohet edhe zhvillimeve në Irak dhe rezolutës së OKB-së për Sudanin.

default

Në të përditshmen "Neues Deutschland" vecojmë një pjesë nga komenti për mbledhjen e ministrave të brendëshëm të BE-së në Bruksel: "Tingëllon mirë. Por pë rfat të keq nëse i sheh gjërat më thellë, nga ato që u vendosën të premten në Bruksel e kupton, se c´mangësi ka në drejtim të integrimit të emigrantëve. por plani 11 pikësh, për të cilin krenohet kryetari holandez i radhës në këshillin e ministrave kurrësesi nuk mund të konsiderohet si një "hap historik". Kujt i shërben konstatimi që punësimi i emigrantëve konsiderohet si "kyci për procesin e integrimit"? Emigrantëve ende nuk u shërben një gjë e tillë."

Komentatori i gazetës "Die Welt" shpreh shqetësim lidhur me politikën evropiane të integrimit: (...)"E c´duhet të ndodhë më që opinioni evropian dhe personeli drejtues politik ta realizojë, se po mbisundon një lloj kryqëzate, një sistem ataku i myslimanëve fanatikë, në një formë mjaft perfide dhe i përqëndruar ndaj civilëve, kundër lirisë sonë dhe kundër shoqërivbe të hapura perëndimore. (...) Kjo po drejtohet nga një kundërshtar, që nuk lejon të komandohet nga toleranca, por që përkundrazi gjeste të tilla i keqkupton si shenjë dobësie. (...)Evropa tashmë ka gjetur rehat në qoshen multikulturore, në vend që të mbrojë me vetëdije karizmatike vlerat e shoqërisë liberale dhe në vend që të veprojë si një epiqendër tërheqëse në fushën e magnetizuar mes fuqive të vërteta botërore - Amerikës dhe Kinës." (...)

Lexojmë edhe një pjesë nga artikulli i "Süddeutsche Zeitung": "Ka një kulturë orientuese, pa të cilën nuk ka të ardhme as për gjermanët, as per të huajt, as për shtetasit e vjetër dhe as ata të rinj, as për të krishterët dhe as per myslimanët. Kjo kulturë orientuese nuk ka të bëjë as me orientin, as me atdheun, as me doket e zakonet, apo kryqet. Kjo kulturë nuk ka të bëjë aspak as me superioritetin kombëtar. Kultura orientuese është kultura e bashkëjetesës: e kjo do të thotë demokraci. Kjo do të thotë shtet ligjor dhe të drejta themelore. Tingëllon mjaft e thjeshtë. Por jeta e përditshme tregon, se nuk është edhe kaq e thjeshtë. Kultura orientuese kërkon tolerancë nga të dyja palët, nga shtetasit e vjetër dhe të rinj, e kjo con në integrim. Toleranca nuk nënkupton që gjithkush mund të bëjë çfarë të dojë, nga ana tjetër toleranca nuk presupozon që të kesh mirëkuptim për gjithcka. Ajo nuk është një veprim pllakativ, por një proces mësimor. Ndaj propozimi i politikanit ekologjist Kristjan Shtrëbele, që myslimanëve në Gjermani t´u dhuriohet e premtja si ditë pushimi, më shumë ka shkaktuar dëm, se sa ka vlejtur për të mirë."

Në Pforzheimer Zeitung" lexojmë: "Sic duket myslimanët në Gjermani e kanë kuptuar që islamizmi po keqpërdoret dhe q ëpërpjekjet për integrim mund të dështojnë. Për herë të parë këtë fundjavë do të zhvillohet një demonstratë e madhe e myslimanëve kundër terrorizmit dhe për paqen. Opinionit iu desh të presë gjatë për një sinjal të tillë. Tashmë është hedhur një hap i rëndësishëm kundër dhunës në emë rtë Allahut."


Nga komenti i "Mitteldeutsche Zeitung" mbi rezolutën e OKB-së për Sudanin vecojmë: "Rezulta e re e OKB-së nuk u sjell asnjë shpresë refugjatëve, viktimave të një lufte civile në Veri dhe spastrimeve etnike në Perëndim. Interesantja në këtë rezolutë janë të gjitha ato për të cilat nuk u vendos asgjë. Këshilli i Sigurimit nuk vendos embargon e armëve, sepse Rusia dhe Kina i furnizojnë të gjitha palët e luftës, e kryessiht qeverinë. As sanksionet ekonomike nuk përbëjnë temë, sepse nxjerrja e naftës nga Sudani ka rëndësi ekonomike për të gjithë. Për ndërhyrje as që bëhet fjalë. Kjo pasi angazhimi në Ballkan, në Afganistan e në Irak i ka mërzitur shumë shtete. E pra Afrika lihet sërish në baltë. Deklarimi i fundit i shteteve afrikane, se fati i kontinentit është në duart e tyre shërben si një pretekst komod për pasivitetin e bashkësisë ndërkombëtare."

Së fundi edhe një koment për luftën e SHBA në Irak nga gazeta "Neue Ruhr/Neue Rhein Zeitung": "Operacioni "lindja e diellit" që duhej t´u sillte fitoren trupave të SHBA, ka pasur efektin e kundërt: ky operacion po e zhyt Amerikën gjithnjë e më thellë në batakun e një lufte dërrmuese mes pushtuesve superior ushtarakisht dhe guerrilasve tinzarë. Nga përvoja e Vietnamit ose Algjerisë dihet se c´përfundim ka një luftë e tillë në kushte të pabarabarta. Ministrja e re e punëve të jashtme e emëruar nga Bushi, Ricë, ndoshta ëndërron për "lirinë dhe demokracinë" që pretendojnë të sjellin amerikanët në Irak, por në të vërtetë kjo po e rrezikon vendin që të coptohet. Bushi i rizgjedhur duhet që t´i bëjë për vete masat arabe e po kështu edhe kundërshtarin e tij Bin Laden. Por a mund të bëjë ai këtë dhe a do ta bëjë? Kyci i kësaj nuk ndodhet në Irak. Rruga për në Bagdat mund të kalojë në Jeruzalem. Për aq kohë sa jetonte Arafati, Bushi kishte një pretekst për të qëndruar i distancuar ndaj konfliktit izraelito-palesitnez. Ndërsa tani presidentit te SHBA i duhet ta marrë në dorë shansin në Lindjen e Mesme."

  • Data 20.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxr
  • Data 20.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxr