Pasqyra e shtypit të Gjermanisë | Studimi në Gjermani | DW | 27.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

Një ndër temat kryesore të komenteve në gazetat e sotme të Gjermanisë janë zhvillime tnë Ukrainë

Demonstratë në Kiev

Demonstratë në Kiev

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan: "Tani bacili i lirisë individuale dhe i demokracisë po depërton gjithnjë e më shumë drejt Lindjes. Në këtë valë gjithnjë e më shumë po zhvleftësohet formula e një Ukraine perëndimore e orientuar nga Perëndimi dhe e një Ukraine lindore me karakterisitkë ruse. Madje pikërisht pjesa perëndimore nuk ka dalë tani kundër Rusisë. Përkundrazi në këtë vend njerëzit e arsimuar dhe të ifnormuar janë ngritur kundër të paarsimuarve dhe të painformuarve. Shtrohet pyetja, përse presidenti rus Putin nuk po e kupton këtë konstelacion kaq të thjeshtë? Mos vallë ai ka problem perceptimi? Mos ndoshta edhe ai është bërë pre e sindromës së pallatit që ka prekur shumë shefa të Kremlinit, duke u informuar vetëm në mënyrë selektive dhe i konsultuar keq, tek uron Janukovicin si "fituesin bindshëm të zgjedhjeve të lira"? Apo ndoshta Putin mendon në mënyrë cinike, se Janukovici mund të drejtohet më lehtë se Jushteshenko për t´iu përshtatur planeve të tij për t´i mbajtur nën hyqmin e Moskës ish-republikat sovjetike? Shefi i Kremlinit sërish ka bërë të qartë, se ai vazhdon të mendojë për zona influence, ashtu si në shekullin e 19", konkludon komentatori i "Süddeutsche Zeitung".

Në artikullin e "Stuttgarter Zeitung" lexojmë: "Nisma e ngjyrës së portokalltë në Ukrainë është e pandalshme. Cdo ditë, jo vetëm në Kiev, po shtohen masat që demonstrojnë kundër manipulimit të zgjedhjeve dhe për një Ukrainë tjetër. Ndërsa një klikë e vogël pasurohej me babëzi në vendin mbi Dnjepr, uria i detyronte miliona ukrainas të merrnin rrugët e emigracionit. Sic duket manipuluesit e zgjedhjeve në Kiev e kanë nënvleftësuar presionin e vuajtjeve të popullit të tyre. Shumica e ukrainasve të konsideruar prej kohësh si letargjikë, dëshiron tani kthesën dhe kjo dëshirë i bën ata që të mos stepen as prej kërcënimeve të autokratëve post-sovjetikë. Ishte ky një citat nga komenti i së përdisthmes "Stuttgarter Zeitung".

Vecojmë edhe një pjesë nga artikulli i "Leipziger Volkszeitung": "Manipulimi i zgjedhjeve nuk bën pjesë në kodin e vlerave evropiane". Por pa presionin e demonstruesve në Kiev BE-ja ndoshta do të vazhdonte të bënte sehir. Brukseli deri më sot e ka trajtuar Ukrainën si fëmijën e njerkës. Por meraku se mos Moska zemërohet nuk duhet t´ia mbyllë sytë as Brukselit dhe as Berlinit. ...BE-ja pikërisht për hir të interesave të antarëve të rinj të saj duhet të përpiqet që Ukraina të rrespektojë rregullat e lojës demokratike. Erdhi koha që Brukseli të pozicionohet duke nisur për në Kiev kryediplomatin Havier Solana. Peshë të vecantë në këtë mision ka Polonia si anëtare e re e BE-së. Me lëvizjen e Solidarnostit dhe me procesin e tranzicionit ish-vendi vëlla socialist ka përshkuar tashmë një pjesë të mirë të rrugës, ndaj mund të jetë një partner i besueshëm bisedimesh", thekson "Leipziger Volkszeitung".

Në të përditshmen "Landeszeitung" që del në Lyneburg lexojmë: "Ukraina po përjeton ndërkohë një duel të vështirë mes forcave për restaurimin dhe atyre për reformimin. Presidenti i Rusisë Putin dëshiron të cimentojë influencën e Moskës ndaj ish-sferës sovjetike të influencës, e këtë ai bën në kurriz të lirisë. Të paralajmërosh tani prej shkallëzimit, sic bëri kancelari gjerman Shrëder, është shumë pak. Shrëder është i vetmi, që e vlerësonin Putinin si një "demokrat të kulluar". Eshtë një tjetër cështje nëse hesht nisur nga arësyet gjeostrategjike, kur Putin qeveris me dorë të hekurt në Kremlin. Por ambicja për naftën dhe gazin rus nuk e justifikon që Perëndimi të tërhiqet, kur kjo dorë e hekurt rëndon mbi vendet dhe popujt e tjerë, të cilët kanë ambicje për demokraci", komenton "Landeszeitung".

  • Data 27.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxo
  • Data 27.11.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxo