1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

3 Mars 2004

Vizita e Kryeministrit te Shqiperise, Fatos Nano ne Kosove pasqyrohet sot ne disa prej te perditshmeve te Tiranes

https://p.dw.com/p/As20

Ani Ruci/Tiranë

Gazeta "Shekulli" boton sot opinionin "Nje vizite fare personale" ku sillen argumente se kjo vizite ishte e rendesishme me teper ne planin personal se sa ne ate shqiptar dhe panshqiptar. Gazeta thekson se eshte e para here qe Nano viziton Kosoven si kryetar i PS dhe kryeminister i Shqiperise. Kjo vizitë, aresyeton kjo gazetë, u be ne nje kohe kur Nano po kalon momente jo shume te mira politike ne vendin e vet dhe Kosova i sherbeu per t´i ngritur autoritetin dhe per konsum te brendshem politik. Nga ana tjeter, falë takimit me Rugoven, shkruan "Shekulli" Nano arriti t´i bente nje sfide edhe Berishes i cili deri me sot nuk ka marre asnje ftese nga kryetari i LDK-se. Nga pikpamja shteterore kjo vizite nuk qe e rendesishme pasi nuk pati projekte ekonomike, as strategji të frymezuara prej tij per afrimin e Shqiperise me Kosovën,
Konkludon" Shekulli."

Gazeta" Koha Jone" i hap sot materialet e dites me ate qe kjo gazete e quan" Frikesim te Nanos per t´u kthyer nga Kukesi ne linje tokesore dhe preference per linjen ajrore Prishtine - Tirane. Sipas gazetes takimi Nano- Rugova dhe deklarimet me pas kane qene shkaku i anullimit te konferences se perbashket te shtypit me kryeministrin kosovar Rexhepi, pasi dihet qe mes ketij te fundit dhe Rugoves ka nje marrdhenie te ngrire edhe pse jo shume konfliktuale.

" Koha jone" citon sot edhe liderin e opozites, Berisha te kete thene se Nanon ne Kosove e priten jo kosovaret por serbet. Gazeta i referohet nje konference te djeshme shtypi te Berishes ku ai deklaroi se zoteron informacione per nje takim te fshehte te kryeministrit Nnano me zv. Presidentin serb Nebojsha Çoviç.


Gazeta" Albania" duke pasqyruar te njeten teme ben te ditur se Rugova do te vizitoje se shpejti Tiranen. "Tirana dhe Prishtina tani me afer," shkruan kjo gazete.

Nder kryeartikujt e sotem ai i gazetes "Korrieri" dhe i gazetes "Albania" u kushtohen zhvillimeve aktuale ne vend. Korieri, duke marre shkas nga politizimi qe i eshte bere dekorimit, javen e kaluar, te dy ish punonjesve te SHIK- ut te vrare ne Vlore gjate trazirave te 1997-es, ben apel qe politika te mos merret me me ngjarjet dramatike te atij viti. Gazeta shkruan se asnje prej politikanve nuk pati pasoja nga ato ngjarje, as humbi njerezit e dashur. Asnje nga ata qe urdheruan dhunen dhe as nga ata qe si pasoje e kesaj dhune kane 7 vjet ne pushtet.

Gazeta "Albania" ne kryeartikullin e saj shkruan se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2005 shqiptaret duhet tes hkojne pa Nanon dhe Berishen. Sipas gazetes me ta nuk mund te ndertohet besimi i publikut tek politika dhe instituicionet qeverisese. Gazwta shkruan se shqiptaret duhet te perdorin bojkotin ose pavlefshmerine e fletes se votimit per te ndryshuar realitetin ne zgjedhjet e ardhshme.