1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ani Ruci / Tirane3 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As1Q
Dy te perditshme te Tiranes, " Korieri" dhe "Shekulli" i hapin sot materialet e tyre me deponimet qe dha dje ne Gjykaten e Apelit i vetedorezuari ne polici, Agim Pepa, i akuzuar per vrasjen e nje komisari policie, Gani Malushit dhe i denuar po dje nga kjo gjykate me burg pa afat. Gazetat shkruajne që Pepa, i pari ne listën e shumë të kërkuarve te policise brenda dhe jashte vendit, arriti "të vërë në lojë" ate duke e detyruar te përfshihet ne 51 operacione, te stimuluara prej tij. Sipas deponimeve te djeshme ai jepte ne polici vendndodhje të rreme që të lëvizte lirisht ne krah te kundert. Gazetat citojne Agim Pepen te kete thene se u vetedorezua per te treguar se komisarin e policise e ka vrare pa dashje pasi donte te vriste per hakmarrje vetem shoferin e tij, Gjovalin Ndreun. Nen tituj te ndryshem gazetat botojne sot nje interviste te presidentit te Komisionit Europian, Romano Prodi, pas raportit te fundit te ketij komisioni per situaten ne Shqiperi ne kuader te proceseve integruese me BE. Gazeta" Shekulli" shkruan se Prodi i ben apel qeverise dhe politikes se Shqiperise te shmangin tensionet dhe mungesen e stabilitetit ne vend. Gazeta" Albania" e citon kreun e KE te kete thene: "Shqiptare, ndihmoni veten që t´ju ndihmoje Europa." Gazeta "Korieri" nga ana e saj citon Romano Prodin ta kete quajtur PS ne pushtet dhe PS ne opozite pengesen kryesore qe ka Shqiperia ne rrugen e saj drejt BE."… Nuk ka stabilitet brenda ketyre dy partive te medha prandaj nuk ka stabilitet ne vend. Çdo dite tensione, probleme, konfrontime, perleshje dhe kjo nuk eshte ajo qe duhet per vendin. Ka nevoje per reforma dhe zgjidhje demokratike te problemeve,ne menyre qe te perdoren me pak instrumentet publike per qellime private apo qellime partiake." Citon gazeta prodin. Gazeta "Koha Jone" e hap sot numrin e saj me titullin: Prodi, Nano vrapo." Presidenti i KE ben verejtje te ashpra," shkruan gazeta "per zvarritjen e reformave ne Shqiperi," Gazeta citon Prodin te kete thene se rruga e anetaresimit te Shqiperisë është e gjate dhe prandaj ajo duhet te vrapoje. Sa per liberalizimin e vizave Prodi shprehet se kjo është ne doren e autoritetevete Tiranes pasi ato duhet te kene kontroll me te forte ndaj kriminalitetit. Nder komentet e botuara sot terheq vemendjen ai ne gazeten " Albania" me titull" E drejta e mohuar çame". Gazeta ve ne dukje se debati per shtyrjen e projektrezolutes per çështjen çame ka krijuar pështjellim ne politikën e Tiranes. Parlamenti, sipas gazetes ka nguruar te miratoje rezoluten duke patur frike se mos kjo gje do te pritet keq nga Greqia. Gazeta i ben thirrje diplomcise, qeverise dhe Parlamentit qe duke mos acaruar marrdheniet me Greqine fqinje te gjejne rruge per te mbrojtur popullsine çame në të drejten e saj te mohuar deri me sot.