1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arben Muka15 Prill 2004

Teme qendrore ne gazetat e sotme te Tiranes eshte reforma zgjedhore ne Shqiperi

https://p.dw.com/p/As15


“Zgjedhjet, Moisiu mes Nanos dhe Berishes”, me kete titull te madh hapet sot faqja e politikes neKORRIERI. “Nano dhe Berisha kane dhene dje mesazhe te kunderta per reformen zgjedhore, ndersa duket se
tentojne rruge te ndryshme per permiresimin e defekteve te verejtura ne votimet e 12 stetorit te vitit 2003".

"Fatos Nano: Mbeshtes dhe vleresoj iniciativen e Presidentit te Republikes per ngritjen e nje grupi me eksperte te shquar te botes intelektuale dhe akademike per te kontribuar me propozime per permiresimet ne
kuadrin zgjedhor. Konfirmoj vullnetin e qeverise dhe te mazhorances per zbatimin e rekomandimeve te misionit monitorues te zgjedhjeve te OSBE/ODIHR. Sali Berisha: Tryeza “Nano ik” ka vendosur qe te
bashkepunoje me OSBE-ne per refromen elektrorale. Presidenti mund te ngreje grupe keshilltaresh per cdo problem qe atij i intereson, por interferencat e tij per reformen elektorale jane te papranueshme. Ai eshte
nje nga faktoret qe prishi zgjedhjet vendore duke e lexuar ligjin me gjyslyket e Fatos Nanos”.

SHEKULLI per kete ceshtje citon ne faqen e politikes dhe kryetarin e komisionit parlamentar te ligjeve, Spartak Braho. "Braho: Keshilli i te urteve po behet i terbuar" . Deputeti socialist ka dale hapur kunder formules qe kane propozuar disa prej anetareve te grupit te te urteve qe KQZ-ja te kete ne perberje 3 anetare te propozuar nga mazhoranca, 3 nga opozita dhe
1 nga Presidenti i Republikes. "KQZ duhet te jete apolitik, ose thene me ndryshe partite nuk duhet te perzihen me emerimin e anetareve te KQZ-se", citohet te kete thene Braho.

"Nje tjeter komision bipartizan per kodin zgjedhor", nen kete titull KOHA JONE boton nje interviste me sekretarin per ceshtjet ligjore dhe kushtetutese prane PD-se, Ilir Rusmali. "Ajo qe ne e konsiderojme edhe si
alternative me te pranueshme dhe besoj se do te jete me rezultative, eshte ringritja e skemes se komisionit bipartizan per te rimarre edhe nje here detyren e modifikimeve te kuadrit ligjor dhe per ta trajtuar
kete detyre sipas te njejtes metodologji, me te cilen u trajtua kodi zgjedhor para nje viti".

“Opozita : Po pengohet hetimi i Albtelecom” eshte nje artikull qe botohet sot ne TEMA. “Perfaqesuesit e opozites ne komisionin hetimor per Albtelekomin thane se plani hetimor akoma nuk eshte hartuar, pasi ata
kane patur pengesa gjate punes se tyre. Ata deklaruan gjate mbledhjes se djeshme te ketij komisioni se nga ana e Albetelekomit nuk iu eshte vene ne dispozicion dokumentacioni i kerkuar. “Vonesa ne miratimin e
planit vjen per shkak te mungeses se dokumentacionit te kerkuar nga Albtelecom, theksoi kryetari i ketij komisioni, Ilir Bano. Ai tha gjithashtu se eshte i shqetesuar jo vetem per vonesat, por dhe per cilesine
e provave qe ofrojne keto kompani”.