1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

22 Prill 2004
https://p.dw.com/p/As0r

“Projekti, legalizohen “Bathoret”. Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit perfundon projektligjin “Per legalizmin e zonave informale”. Perfitojne ata qe kane ndertuar ne menyre te jashteligjshme deri ne 300 m2”, me keto tituj hapet sot faqja e pare e gazetes SHEKULLI, e cila e faqen e aktualitetit jep detaje mbi projektligjin e ri. “Perfundon hartimi i projektligjit per legalizmin e zonave informale. Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit ka percjelle ne qeveri, draftin e hartuar nga nje grup specialistesh te saj, ku parashikohet legalizmi i te gjitha ndertimeve te paligjshme dhe kriteret per te zyrtarizuar legalizmin e ketyre zonave te vendosura kryesisht ne periferi te qyteteve kryesore. Por asgje nuk ka marre formen perfundimtare. Paraprakisht Ministria do te organizoje nje tryeze te perbashket per te diskutuar rreth projektligjit te hartuar me perfaqesues nga Keshilli i Ministrave, Shoqata e Bashkive, Komisioni Shteteror i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave dhe specialiste te tjere”.

“106 police me makina kontrabande” shkruan ne faqen e pare KORRIERI, qe i referohet nje kontrolli te befasishem ne drejtorite e policise se Tiranes dhe Durresit dhe ku ka rezultuar se ne 39 raste punonjesit e rendit kane makina me targa te huaja, 41 raste me targa te ndryshuara dhe me 26 raste me mungesa te theksuara ne dokumentacion. “Nje pjese e mire e atyre policeve qe na ndalojne cdo dite ne rruge, duke na kerkuar rregullsine e dokumentat e makinave, vete kane automjete private te parregullta. Nje operacion kontrolli dhe verifikimi ne te gjithe komisariatet dhe repartet e policise ne kryeqytet dhe ne Durres per makinat private te punonjesve ne strukturat e rendit ka patur perfundime alarmante: Plot 106 automjete qe posedohen prej tyre kane rezultuar me probleme te medha. Duke vene ne pikepyetje jo vetem moralin, por dhe raportin e ketyre punonjesve te Policise se Shtetit me ligjin, ne kulmin e aksionit politik te shpallur nga Ministri i Rendit, Igli Toska, per “vendosjen e rendit brenda rendit”.

TEMA ne faqen e politikes njofton se Presidenti Alfred Moisiu fillon sot nje vizite dy ditore ne Kosove me ftese te Holkerit. “Ai eshte i pari kryetar shteti qe viziton Kosoven. Programi i vizites se Presidentit Moisiu ne Kosove parashikon takime me zyrtare te larte nderkombetare, kryeadministratorin Holkeri, komandantin e KFOR-it, Kammerhoff dhe me presidentin e Kosoves Rugova, kryetarin e parlamentit Daci, kryeministrin Rexhepi, komandantin e TMK, Ceku, kryetaret e PDK, Thaci dhe AAK-se, Haradinaj. Mesohet se presidenti do te marre dhe medaljen e Lidhjes se Kosoves nga Presidenti Rugova”, jep disa detaje kjo gazete.

“Per pronat e çameve flasim ne Athine” shkruan me germa te medha ne faqen e pare ALBANIA qe i referohet takimit te djeshem Nano – Karamanlis ne Sarajeve. “Ne kete takim te dy kryeministrat kane zbardhur edhe axhenden e vizites se kryeministrit shqiptar Fatos Nano ne Athine, vizite qe do te behet ne datat 3 dhe 4 maj. Te dy personalitetet rane dakort qe bashkepunimi ekonomiko-tregetar midis dy vendeve, bashkepunimi ne kuader te organizimit te lojerave olimpike ne Athine, procesi i integrimit euroatlantik te Shqiperise, ceshtjet e pronave ne te dy anet e kufirit, plani grek per investimet ne Ballkan etj., te jene ne qender te bisedimeve zyrtare qe dy autoritetet e larta do te zhvillojne se afermi ne Athine”.

KOHA JONE boton sot nje interviste me ish kryeministrin Aleksander Meksi nen titullin “Te ike populli”, ku mes te tjerave ai citohet te kete thene: “ Opozita duhet te nderroje ekipin drejtues te saj, te nderroje menyren e punes se saj, njerezit e saj, qe te mund te rrezoje qeverine. Ne te kundert, do te mjaftohet me faktin se ben zhurme duke mbetur ne opozite dhe duke lene qeverine ne pushtet. Demonstrata e dyte e shkuutit tregoi se populli do ta rrezoje Nanon, ndersa opozita nuk e beri, d.m.th nuk do, e di qe nuk e lene apo… Duhet pra te ndryshoje dicka”.