1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

8 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/As02

“Terrorizmi, pranga 2 shqiptareve” eshte titulli i madh qe hap sot faqen e pare te se perditshmes KORRIERI. “Dy kosovare, ish pjestare te Armates Kombetare Shqiptare (AKSH), u arrestuan nga forcat e Drejtorise se Policise se Tiranes, nepermjet nje aksioni te organizuar prej tyre, pas kerkeses per ekstradim te Administrates se Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove, (UNMIK). Bashke me ta, policia e kryeqytetit ndaloi edhe nje person tjeter, i cili gjithashtu ka kaluar mbreme ne filtrat e verifikimit te policise shqiptare dhe asaj te UNMIK-ut ne Kosove. Dy te paret ishin shpallur ne kerkim nderkombetar pasi akuzohen per nje seri veprash te renda, perfshi arratisjen nga nje baze ushtarake amerikane dhe aktet terroriste me pasoje vdekjen”.


Teme kryesore ne faqet e gazetave eshte dhe projekt-marreveshja e qeverise per te ngritur nje impiant per perpunimin e plehrave ne Kashar te Tiranes, nga nje kompani italiane, nje operacion qe do te shoqerohet, sic thuhet dhe me importimin e plehrave nga Italia ne Shqiperi. “Plehrat, xhiroja vjetore e firmes italiane sa nje kioske” eshte titulli i madh ne faqen e aktualitetit ne SHEKULLI. “Zbulohen fakte tronditese per identitetin e firmes italiane, e cila synon te perpunoje plehrat ne nje impiant ne Kashar te Tiranes. Kompania e cila pretendon se do te investoje 180 milion euro per impinatin ne Shqiperi dhe ka deklaruar se punon me nje grup qe levron 700 milione euro, ne te vertete ka nje kapital themeltar prej 17.338 euro dhe nje xhiro vjetore te vitit 2002, 32000 euro, shuma te cilat ne Shqiperi i korrespondojne aktivitetit te nje kioske mallrash konsumi duke paguar dhe qira. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se firma sipas bilancit nuk ka asnje aset te patundshem, por thjesht kapitalin monetar prej 17338 euro, cka ne rast falimentimi nuk jep asnje garanci per shlyerjen e detyrimeve te kompanise”.

Ne lidhje me kete ceshtje TEMA i referohet qendrimeve te opozites ne faqen e politikes ne artikullin me titull “PD: Importi i plehrave, rrezik madhor”. Gazeta citon mes te tjerave kryetarin e PD-se, Sali Berisha qe ne nje mbledhje te grupit parlamentar te kesaj partie te jete shprehur: “Urgjentisht duhet te thirret ministri Ruka ne parlament me procedure urgjente dhe ai tjetri qe kakaris mbi pleh prej kaq muajsh dhe te behet transparence e plote e ketij problemi qe perben nje rrezik madhor”

ALBANIA citon sot vete ministrin e Mjedist, Ethem Ruka, te jete shprehur: “ Jane dy ligje ne legjislacioni tone lidhur me keto mbetje urbane. I pari eshte ligj per mbrojtjen e mjedisit dhe i dyti, ligj per trajtimin e mbetjeve te ngurta, ligje qe jane hartuar nga viti 2002 deri ne vitin 2003. Ligjet ndalojne ne menyre taksative cdo lloj mbetje qe vjen nga jashte per qellime depozitimi e asgjesimi. Ne kete rast nuk behet fjale absolutisht te pranohen kushtet per mbetjet urbane apo te menyrave te tjera, te cilat vijne nga vendet e "tjera".