1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të së martës

30 Gusht 2006

Politika ndaj Iranit dhe terrori kurd janë temat e pasqyrës së shtypit

https://p.dw.com/p/AroC
Impiant nuklear në Natanz, Iran
Impiant nuklear në Natanz, IranFotografi: AP
Irani kërcënohet me sanksione ekonomike, nëqoftëse deri të enjten nuk respekton ultimatumin e KS për të nderprerë pasurimin e uraniumit. Rrezikun e sanksioneve dhe izolimin politik, që rrjedh prej tyre presidenti iranian i merr parasysh. Gazetat druhen edhe për më keq. Berliner Zeitung shkruan: "Tani ka gjasë që të kryhen aksione ushtarake të SHBA kunder Iranit. Janë planifikuar hedhje bombash në impiantet nukleare, në aeroporte, në zona ushtarake dhe universitete për të shkaterruar eliten e shkencetareve. Irani kjo është llogaria e SHBA do të ketë pastaj tjetër ç´të ndërtojë dhe jo armë atomike, fito kohë dhe prit revoltat në Teheran, trazirat dhe kryengritjet e pakicave. Qeveria në Uashington e ka ditur me të vertetë, se si reagon Irani. Kështu që sulmi i Izraelit kundër Libanit i mbështetur nga SHBA ishte me të vertetë shkalla e parë për këtë luftë dhe së fundi rruga për të shpënë kundërshtarët e luftës në Irak Francën dhe Gjermaninë në zonën kufitare në mbrojtje të Izraelit duke i marrë ata me vete në front. Berliner Kurier Në SHBA nënat derdhën lotë mbi djemtë e vdekur, fëmijët qajnë baballarët. Luftërat në Irak dhe Afganistan ua kanë marrë ato. Nuk i duket fundi vdekjes dhe mjerimit. Luftërat do të zgjasin akoma, dhe do të hanë edhe më shumë burra. Rumsfeldit kjo nuk i bën përshtypje. Ai mendon për luftime të tjera. Kësaj rradhe ia ka vënë syrin Iranit. Amerikani kërcënon Teheranin. Mullahët e kanë provokuar me programin e tyre atomik. Përpara se amerikani të dergojë djemtë e tij në vdekje, duhet të përpiqet edhe me tej me armën e diplomacisë. Përndryshe ai është ministri i luftës." Esslinger Zeitung A po shkon vendi në izolim nderkombëtar, apo në konflikt ushtarak me SHBA? Ahmadinexhadi nuk do t´ia dijë shumë për këtë. Por edhe pse propozimi i tij për një duel televiziv me presidentin amerikan mund të duket i çuditshëm që prej 30 vjetesh Uashingtoni i shmang bisedimet direkte me Teheranin. Shteti shiit është bërë i fortë edhe falë politikës së SHBA. Regjimi sunit i Sadamit në Irak nuk ekziston më. Pushteti i shiitëve po forcohet edhe atje. Përderisa SHBA të refuzojnë bisedimet me Teheranin, ndikimi iranian në Lindjen e Aferme do të rritet. Handelsblatt e Düsseldorfit "Ahmadinexhad duhet të presë që pesë të mëdhenjtë dhe Gjermania së shpejti ta tregojnë me fjalë edhe më të rrepta se durimit të tyre u ka ardhur fundit. Por edhe aq e rrezikshme nuk ka për të qenë. Se si do të jenë sanksionet për këtë duhet të diskutojë serish Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Dhe që t´i thonë gjërat troç protagonistët e atjeshëm e kanë të vështirë. Sepse mbetet e hapur nëse rusët dhe kinezët mund t´i sakrifikojnë me të vertetë interesat e tyre ekonomike në Iran me dënimin e Teheranit. Ahmadinexhadi ka ende kohë që të flasë si t´i vijë për mbarë. Wiesbadener Kurier shkruan lidhur me terrorizmin në Turqi Rigjallërimi i konfliktit kurd çon thuajse automatikisht në dobësimin e rendit kushtetues në Turqi dhe kërcënon arritjet e reformës të viteve të fundit. Që bisedimet për pranim në BE gjithsesi të vështira marrin një goditje tjetër ndoshta finale kjo është e qartë. Me të vertetë: Një rezultat bombastik për një grup ekstremist. Për këtë temë edhe "Stutgarter Zeitung" Zgjidhja e çështjes kurde është një projekt kompeks afatgjatë. Më shumë të drejta kulturore, heqje e ndalimit në shkollat shtetërore, përfaqësim i duhur politik në rang kombëtar dhe vetadministrim rajonal, janë vetëm disa nga fillimet e zgjidhjes. Në rradhë të parë bëhet fjalë për luftimin e varfërisë kronike në provincat kurde, për nxitjen e investimeve, krijimin e vendeve të punës, ndertimin e shkollave dhe të spitaleve dhe zëvendësimin e strukturave feudale me struktura sociale që i ofrojnë në radhë të parë brezit të ri një perspektivë për të ardhmen. Vetëm atehere do të kete një shans për të mundur përgjithmonë terrorin kurd.