1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtinë24 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3E
Shtypi i Kosovës në faqet ballore njofton se kompanitë publike në Kosovë, një nga një, filtrohen prej organeve të hetuesisë. Lidhur me këtë "Koha Ditore" në kryeartikullin e numrit bën të ditur se " Ekipi i specializuar për hetimine krimeve ekonomike, "Task Force Investigation", i cili në muajin tetor është formuar nga kryadministratori Holkeri, në fund të muajit nëntor, për dy ditë rrjesht, ka qenë " mysafirë" në Aeroportin e Prishtinës, ku ka konfiskuar një sasi të madhe të materialeve". Gazeta sqaron se " Më 25 dhe 26 nëntor forcat më elite për hetimin e krimeve ekonomike të grumbulluara në ekipin "Task Force Investigation" i kanë bastisur zyrat e Aeroportit të Prishtinës". Siç bëjnë të ditur burimet e "Kohës Ditore", "këto forca kanë konfiskuar një numër të madh dokumentacioni dhe kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të lartë të kësaj kompanie publike". "Zëri" ndersa, në editorialin e numrit që mban titullin " Fati i një partneriteti" duke aktualizuar partneritetin e UNMIK-ut dhe institucioneve vendore konkludon se "vetëm në vitin e ardhshëmm kur duhet të nisë puna e vërtetë e përmbushjes së standardeve, do të shihet se a mund të krijohet ai partneritet aq shumë i përmendur i UNMIK-ut dhe i pushtetit vendor, i përfaqësuar para së gjithash nga Qeveria e Kosovës. Bazuar në elaborimet e deritashme të planit për implementimin e standardeve, i cili është në përgatitje e sipër, ky partneritet do të duhej të ishte fuqi lëvizëse e procesit të sendertimit të standardeve". Mirëpo, sipas konstatimeve të "Zërit", deri tash, së paku, përkundër paralajmërimeve dhe premtimeve, kanë dështuar të gjitha përpjekjet për ta stabilizuar këtë partneritet". Megjithatë, gazeta nënvizon se " qysh, tash mund të theksohet që, në realitet. Fati i krejt procesit të Standardeve për Kosovën varet në tërësi prej suksesit të funskionimit të përbashkët të UNMIK-ut dhe pushtetit vendor". "Kosova Sot" dke paralajmëruar përgatitjet e partive politkike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2004, ndër të tjera, hipotetikisht apostrofon se " Partia e kryesuar nga Thaçi ka objektiv marrjen e Prizrenit dhe më shumë vota në Prishtinë. Subjekti i kryesuar nga Haradinaj synon të ketë një pjesë të mirë votash në Drenicë, ndërsa LDK-ja e Presidentit Rugova, si gjatë 14 vjetëve të funskionimit të saj, thotë se ka për qëllim arritjen e pavarësisë së Kosovës, pa specifikuar ndonjë lëvizje parazgjedhore". Shtypi i këtushëm, sot analzon edhe zhvillimet më të reja në Serbi. Në këtë kontekst, "Bota Sot" shkruan se" Me gjyqin e këtyre ditëve kundër disave prej vrasësve të Gjingjiqit, sajuar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Beogradi, në të vërtetë, vetëm sa ia rikujtoi botës përcaktimet sistematike të ekspertëve dhe organizmave eksperte ndërkombëtare se Serbia është një strukturë mafioze, ku nuk dihet ku fillon politika dhe ka mbaron mafia".