1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtine8 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As2R
"Uniteti i partive politike, uniteti i institucioneve tona shteterore, uniteti i te gjithe faktoreve tane, uniteti i te gjithe qytetareve te Kosoves, uniteti i gjithe kombit shqiptar per ceshtjen e Kosoves eshte uniteti per rendin, qetesine dhe demokracine ne Kosove, eshte uniteti per pavaresine dhe lirine e Kosoves". Me keto konstatime, qelet editoriali i numrit te gazetes "Bota Sot" ne vijim te cilit theksohet se " Kosova vend i sigurt, Kosova vend i qete dhe paqesor, Kosova vend i jetes demokratike dhe i njerezve te saj te lire dhe te barabarte, Kosova e jetes demokratike dhe e integrimeve perendimore evroatlantike eshte baze, themel, domosdoshmeri e unitetit tone. Ky unitet do te jape nje prove vendimtare sivjet ne zhvillimin e zgjedhjeve sa me shembullore, ne konkurrimin sa me te ndershem dhe sa me te drejte, ne frymen sa me vellazerore dhe sa me qytetere qe te mbizoteroje ne menyre absolute ne te gjitha parafazat dhe ne te gjitha fazat e zgjedhjeve te pergjitheshme, zgjedhjeve kombetare te Ksooves nga do te dalin institucionet e reja qendrore te shtetit te Kosoves".

Autori vlereson se :"Koha do te tregoje se Kosova ka vend, ka hapesire, ka te mira dhe begati per te gjithe bijte e saj, mjafton qe midis nesh, pervec qellimit te perbashket per realizimin e pavaresise se Kosoves, te na bashkoje ne unitet te plote gjithcka qe con ne arritjen e ketij qellimi, gjithcka qe con ne ndertimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor ne Kosoven e pavarur, sovrane, te lire, demokratike".

"Koha Ditore" duke njoftuar per kthimin ne atdhe te kryeministrit te Kosoves, pas vizites zyrtare SHBA-ve, citon ate te kete thene se :"Nese angazhohemi maksimalisht, zyrtaret amerikane do ti thone po statusit ne vitin 2005". Sipas Rexhepit "Ekziston vullneti i mire qe zyrtaret amerikane ti thone po fillimit te definimit te statusit te Kosoves por vetem nese angazhohemi maksimalisht, nese nuk angazhohemi mund edhe ti thone jo kesaj nisme".

Nderkohe qe ne rubriken politike, duke regjistruar vleresimet e perfaqesuesve kosovare rreth raportit te kryeadministratorit te Kosoves, Hari Holkeri, paraqitur ne séance e kaluar te KS te OKB-se,"Koha Ditore" veren se " Fjalimi i shefit te UNMiK-ut para anetareve te KS te OKB-se pothuajse nuk eshte komentuar fare nga ana e institucioneve te Kosoves, gje qe le te kuptohet se raporti nuk ka nxitur ndonje nevoje per reagime te pershpejtuara".

Gazeta citon zedhenesen e Qeverise se Kosoves, Mimoza Kusari ti kete thene "Kohes Ditore" se" si zedhense e e kryeministrit Rexhepi mund te thote se raporti i zotit Harri Holkeri para keshillit te Sigurimit ka qene konstruktiv dhe ne vije me zhvillimet ne Kosove". Sipas saj ceshtjet qe kryadministratori Holkeri i preku para anetereve te KS, jane ceshtje qe sa me pare duhet zgjedhur ne menyre qe te ecet me tutje ne ndertimin e demokracise".

Ne te njejten faqe, gazeta shkruan se "Kryetari i te ashtuquajtures Qender Kordinuese per Kosoven, Nebojsha Coviq, ka deklaruar te shtunen, se Beogradi eshte i gatshem qe menjehere te filloje dialogun me autoritetet e Prishtines".