1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtinë11 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/As2O

"Vazhdimi i dialogut me Beogradin paralajemrohet per kete muaj. Ekipi kosovar - i gatshem, serbet - hezitojne te bashkohen".

Eshte ky kryetitulli i madh hapes i "Kohes Ditore" e cila njofton se " Sipas deklaratave zyrtare, grupet punuese te Qeverise se Kosoves do ta kryejne punen e tyre kete te premte, nderkohe qe serbet kane paralajmeruar " dorezimin e dokumentit me nje varg verejtjesh qe duhet plotesuar para se te vendoset per pjesemarrje". Gazeta sqaron se " Grupet punuese kosovare, deri tash pa pjesemarrjen e serbeve, ne fund te javes perfundojne pergatitjet per fillimin e bisedimeve teknike ne kater fusha me Beogradin. Qeveria e Kosoves ka njoftuar se kete te premte pritet qe punimet ne keto grupe te jene te finalizuara dhe te gatshme per fillimin e bisedimeve".

Gjithnje sipas "Kohes Ditore" "Zyrtaret per informim ne UNMIK thane te marten se takimi i pare i grupeve punuese do te mund te mbahet ne Prishtine", ndersa poashtu behet e ditur se "Administrata nderkombetare ne Kosove eshte duke bere perpjekje qe takimet te fillojne gjate shkurtit", nderkohe qe sipas Sunil Narules," cdo gje do te dihet sot kur Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem do te kthehet ne Prishtine". Gazeta ne fjale, ndersa ne editorialin e numrit shkruan se"Me apo pa UNMIK -un, me apo pa status te zgjidhur, ne Kosove jane vendosur bazat e nje qeverie joprofesionale, te fragmentuar e jo efektive, qe nuk mund te zbatoje politika sistematike dhe qe jeton ne varshmeri te plote nga ekspertiza dhe arbitrimi i pales nderkombetare".

"Zeri" ne kryeartikullin e numrit konfimron se "Plani per i mplementimin e standardeve eshte i gatshem, te premten pritet vendimi i serbeve". Gazeta shkruan se"Drafti i planit per implementimin e "Standardeve per Kosoven" (PiSK) do te jete i gatshem kete te premte per tiu derguar per rishikim Zyres ligjore te Keshillit te Sigurimit. Mirepo, ne fakt, procedimi i planit per ne Nju Jork mund te shtyhet edhe per disa dite apo edhe 3- 4 jave, per shkak se po te premten koalicioni "Kthimi" do te takohet me korin diplomatik ne Prishtine dhe me gjase edhe me shefin e UNMIK-ut, me crast sipas Dragisha Kerstoviq, diplomateve nderkombetare do tu dorezohet nje liste me qendrimet dhe kerkesat e perfaqesuesve serbe".

Nderkohe qe sipas "Zerit", behet e ditur se " Burime te tjera nderkombetare kane njoftuar per deshtimin e disa bisedimeve paraprake ndermjet UNMIK-ut dhe perfaqesuesve te koalicionit serb "Kthimi". Jane dy ryma ne koalicioin, ka thene nje burim nderkombetar, sipas te cilit, ne fund ka fituar krahu qe mbeshtet mospjesemarrjen e serbeve ne procesin e standardeve".

"Bota Sot" nderkaq nenvizon se " Kosova asnje sekonde nuk mund te jete peng i Serbise dhe revanshizmit serbe" se, gjithnje sipas gazetes ne fjale"Serbia dhe revanshizmi serb po perpiqen te bejne te pamunduren qe ta mbajne peng Kosoven, duke shfrytezuar madje vete institucionet e Kosoves. Ne kete menyre , me pretekste nga me absudret, Serbia dhe revanshizmi serb synojne qe tia i mponojne Kosoves thellimin e metejshem ne gjendjen e status quose".

"Bota Sot" konkludon se " Kosova ka te domosdoshme ti beje te gjitha ato ndryshime te cilat do ti hapin asaj rruget drejt se ardhmes. Nuk ka asnje arsye qe Kosova te humbe kohe per te siguruar mirekuptimin e Serbise dhe te revanshizmit serb".