1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj / Prishtinë23 Maj 2004
https://p.dw.com/p/As0P

Duke trajtuar aspekte ne temen"Shqiptaret, feja dhe globalizimi", Koha Ditore" ne numrin e sotem shkruan se " Ne momentin historik ne te cilin jemi, sfida shnderrohet ne artikulimin e nje nocioni te ri te nacionalizmit shqiptar, atij qe fazen e ndertimit te kombit dhe shtetit e sheh brenda nje procesi transnacional, procesit te integrimit evropian dhe euro - atlantik".

Artikullshkuresi thekson se " Problemi kryesor i shqiptareve , e ndoshta dikur mund te dale edhe si perparesi eshe nje mungese sinkronie me rrjedhat globale. Per shembull , kur erdhi puna te ngjizja e feve dhe e kombeve, si pjese themelore e ndertimit te kombit dhe shtetit, shqiptaret, nuk e kishin elementin fetar te unifikuar sa per ta bere ate pjese kyce te identitetit shqiptar. Matur keshtu, te shqiptaret , nje mije vjetet e kaluar kane qene pothuajse ne teresi globaliste, nderkaq per kombet e tjera, posacerisht per keto perrreth ne Ballkan ishin lokaliste". Autoti pasi pyet se "perse globaliste te shqiptaret e lokaliste te te tjeret" me tej shpjegon se" Ne te nejten kohe, shqiptaret pjese e identitetit global mijevjeqar, nuk arruiten te krijojne identetin e tyre lokal".

Duke njoftuar nderkaq per perfundimet e punimeve te takimit ne Luzern, ne temen " Shqiptaret dhe fqinjte e tyre", gazeta e sipercituar shkruan se 'Perfaqesuesit e Qeverise se Maqedonise kane folur me tone impresive per realizimin e Marreveshjes se Ohrit, me te cilen u nderpre kryengritja shqiptare ne Maqedoni. Ndersa, lideri i Partise Demokratike Shqiptare, Arben Xhaferi, nuk beson se Ohri eshte nje kontrate politike, e cila siguron te ardhmen e Maqedonise. Ai po ashtu eshte shprehur i rezervuar ndaj propozimit te Hashim Thacit, qe problemet e pakices serbe ne Kosove te regullohen sipas modelit te Ohrit". Ne te njejten faqe gazeta apostrofon se " Berisha shfrytezon Luzernin per ta sulmuar Nanon".

Ne gazeten "Bota Sot" e cila ne editorialin me titull "Presidenti Rugova iu ofron vizione moderne bashkekohesve" filimisht shkruan se "Orientimi ekonomik ndaj Gjermanise, orientimi politik ndaj Amerikes, orientimi integrues ndaj BE-se, orientimi ushtarak ndaj NATO-se, keto jane kater permasat e strategjise shteterore te Kosoves. Gjermania moter eshte e prirur te mos kete paragjykime ndaj realitetit faktik te Kosoves, eshte e prirur te kaperceje pengesat e mundshme objektive dhe subjektive ne marredheniet e saj ekonokke me Kosoven, ne nje ekspanzioin te vrullshem ne marredheniet ekonomike boterore…".

Gjithnje sipas "Botes Sot : " Perparesia qe Kosova u jep marredhenieve ekonomike me Gjermanine eshte nje faktor vendimtar qe te zbuten sa me shume qe te jete e mundur efektet dhe ndikimet negative te vendeve fqinje te shtetit te Kosoves…".