1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj / Prishtine27 Qershor 2004
https://p.dw.com/p/Arzl
Kosovarë nuk duhet ta lejojnë UNMIK-un dhe shefin e ri qe ky ne emer te tyre te bisedoje dhe beje pazar me kosovaret dhe serbet
Kosovarë nuk duhet ta lejojnë UNMIK-un dhe shefin e ri qe ky ne emer te tyre te bisedoje dhe beje pazar me kosovaret dhe serbetFotografi: AP

"Ne 16 kontrata do te gjeni nenshkrimin tim dhe nuk mund te thuhet se une e kam nderprere privatizimin". Keshtu, nder te tjera ka deklaruar ne intervisten dhene per numrin e sotme te "Kohes Ditore", shefi i Shtylles se Katert te UNMIK-ut, Nikolas Lambsdorf i cili ka shtuar se " Opinionet e te gjitha paleve jane qe te shkojme perpara dhe une besoj se procesin e privatizimit do ta cojme perpara…Eshte e nevojshme qe te diskutohen disa detaje teknike qe duhet te merren ekspertet me to". Lambsdorf ka pranuar se "… eshte e pashmangshme qe ne fillim te procesit te privatizimit te humben disa vende te punes dhe antyrisht ta humbesh punen ne Kosove dhe te jesh i papune eshte problem serioz". Ai ka bere te ditur se " Nje çeshtje me rendesi ka qene ceshtja e detyrimeve dhe demshpreblimi. Kjo eshte nje ceshtje, te cilen ne nuk mund ta zgjidhim ketu ne Kosove. Kjo ceshtje eshte diskutuar ne nje ane nga Kombet e Bashkuara dhe nga perfaqesuesit e Komisionit Evropian ne anen tjeter".

I pyetur ndersa nga "Koha Ditore" nese ka ndonje liste te gatshme per shitje, Nikolas Lambsdorf eshte pergjigjur " Po. AKM-ja e ka nje liste te kompanive dhe kjo liste eshte ne rritje e siper".

Nderkaq ne rubriken veshtrime dhe editoriale, gazeta e sipercituar i referohet takimit te paradoditshem midis kryepolitikaneve shqiptare dhe atyre serbe te Kosoves mbajtur ne Zyren amerikane ne Prishtine. Lidhur me kete komentatori i "Kohes Ditore" konstaton se " Takimi shqiptaro- serb i javes se kaluar eshte nje ngjarje. Me shume pikepyetje…". Autori konkludon se " Jan dy gjera qe kosovaret nuk do te duhej me kete rast ti lejojne. Se pari te mos pranojne qe ne bisedimet e ardhshme rol primar dhe frontal te marre UNMIK-u, por edhe me tej kete pune ta bejne amerikanet me evropianet. Dhe se dyti, te mos e lejojne UNMIK-un dhe shefin e ri qe ky ne emer te tyre dhe vete te bisedoje dhe beje pazar me kosovaret serbe, e me kete edhe me Beogradin, per pjesemarje ne zgjedhje…".

Ndrrojme teme me gazeten "Bota Sot" e cila ne rubriken politike fillimisht analizon se ‘ Ne Kosoven e pasluftes, ne Kosoven pa status te zgjidhur, mund te kete bojkotim, shume teater te zhanrit tragjik,…, shume pyetje, shume shtyrje procesesh…, pos ansje limit". Gazeta thekson se " Zgjidhja dhe definimi i statusit final te Kosoves – kjo eshte kryepyetja. Sado qe zgjidhja dhe definimi i statusit final te Kosoves mbase eshte kryepreokupim jo vetem i popullit te Kosoves dhe i lidereve te saj, ne Kosoven e pasluftes jane edhe shume pyejtje dhe nenpyetje qe duan pergjigje".