1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

11 Qershor 2004

Temë qendrore në gazetat e sotme të Gjermanisë është takimi i nivelit të lartë të vendeve të industrializuara të grupit G 8 në SHBA.

https://p.dw.com/p/Arzx

E përditshmja berlineze "Berliner Zeitung" analizon iniciativën që u vendos në samitin e G 8 lidhur me reformat në Lindjen e Mesme dhe në Veri të Afrikës, citojmë:

"Bush u ka bërë lëshime evropianëve. Projekti i reformave synon në radhë të parë mbështetjen ekonomike të kombeve duke përmendur dy kërkesat evropiane: zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez është e domosdoshme për rajonin dhe këto vende nuk duhet t´i bojkotojnë propozimet për demokratizimin."

Gazeta që botohet në Dyseldorf "Handelsblat" vëren:

"SHBA duhet ta dëshmojnë me vepra konkrete fleksibilitetin e ri të shfaqur në Sea Island. Deklarata e Bushit për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme do të jetë e besushme vetëm nëse ai do të luajë rolin e një ndërmjetësuesi të ndershëm. Nëse ai do të vazhdojë t´i përmbahet kursit të mbështetejes së Izraelit pa rezerva, atëherë janë të programuara përplasjet e reja me evropianët."

E përditshmja "Financial Times Deutschland" shprehet me tone skeptike:

"Inciativa për Lindjen e Afërme dhe të Mesme ende nuk mund të konsiderohet se është hedhur si zari i madh për zgjidhjen e problemeve. Në këtë rajon do të vazhdojë të ketë aktivistë të demokracisë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut nëpër burgje. Sundimtarët autokratë në rajon s´kanë arësye të trëmben se po u rezikohet pushtetit, kjo pasi vendet e G 8 në samitin e fundit nuk dhanë asgjë më shumë veç deklaratave boshe."

"Märkische Oderzeitung" që botohet në Frankfurt mbi Oder shtron pyetjen:

"Ku dhe si? do të zhvillohet në botën arabe demokracia që të mund t´i japë fund terrorizmit islamist dhe përhapjes së tij në Lindjen e Mesme gjë që ishte madje edhe një nga arësyet e luftës në Irak? Ripërtëritja sic e tregon edhe shembulli i Turqisë duhet të vijë nga brenda. Me të ashtuquajturat ndihma nga Perëndimi nuk ka përvoja të mira."

Në pasqyrën e shtypit vecojmë edhe komentin e Deutsche Welle-s lidhur me përfundimin e samitit të G 8:

Secili nga vendet që është organizator i radhës së samitit të vendeve të industrializuara G 8 përpiqet ta shfrytëzojë atë si një platformë për të vendosur në krye të agjendës temën më të preferuar. Kështu ka ndodhur përpara dy vjetësh në Kanada, në takimin pasues në Evian të Francës dhe e njëjta gjë ndodhi edhe sivjet në Sea Island të shtetit Xhorxhia në SHBA. Vendet e G 8 duhet të vendosnin për një iniciativë për Lindjen e Afërme dhe të Mesme, tema e preferuar kjo e Xhorxh Bushit. Synimi i një iniciative të tillë është pak a shumë imponimi i percpetimit amerikan për demokracinë në botën arabe. Por jo gjithmonë planet ambicioze të organizatorëve të samitit të G 8 kanë rezultat. Pasi edhe Arabia Saudite që është miqësore ndaj SHBA e hodhi poshtë si ndërhyrje të punët e brendshme inciativën amerikane, krerëve të shtetve dhe qeverive të G 8 s´u mbeti gjë tjetër vecse ta shpëtonin nismën jo diploamtike amerikane, duke ofruar tani një "partneritet afatgjatë për reformat politike" në Lindjen e Mesme dhe të Afërme. Kjo tregon nga njëra anë, se edhe njeriu më i pushtetshëm në botë duke u përballur me shtatë burra të arësyeshëm shteti kthehet sërish me këmbë në tokë dhe e pranon realitetin. Nga ana tjetër samiti botëror ekonomik sic është G 8 në vetvete nuk është platforma e përshtatshme për përfitime personale të pjesëmarrësve. Këtë me siguri që tashmë e ka konstatuar edhe kancelari gjerman Gerhard Shrëder. Fushata e tij kundër spekulantëve të naftës ndonëse pati efekt mjaft popullor në Gjermani, në Sea Island as që u dëgjua fare."