1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

22 Qershor 2004

Në qendër të komenteve të sotme të shtypit të Gjermanisë është fjalimi i kryetarit të partisë socialdemokrate në pushtet, Franc Myntefering. Nëpërmjet këtij fjalimi kreu socialdemokrat u përpoq t´i japë kurajo partisë pas demoralizmit për shkak të humbjeve në zgjedhjet parlamentare të disa landeve.

https://p.dw.com/p/Arzp

Duke iu referuar apelit të Myntefering për të treguar më shumë shpirt luftarak, pothuajse njëzëri gazetat komentojnë, se kjo thirrje është si një vrimë në ujë.

Lidhur me krrizën e socialdemokratëve e përditshmja "Frankfurter Rundschau" shkruan.

"Tani shokët e partisë e kanë edhe me shkrim kredon politike të Franc Myntefering. Partia socialdemojkrate është e domosdoshme, opozita e dëmton vendin, por rruga drejt forcës së re kërkon disiplinë, rregulla dhe komisione partiake: e gjitha kjo është menduar në të mirë cështjes, por sidoqoftë kjo është shumë pak për një parti të pasigurtë në vetvete."

Gazeta e Mynihut "Tageszeitung" e sheh partinë socialdemokrate të futur në një qorrsokak kur shkruan:

"Se nuk mbetet gjë tjetër vecse mbyll sytë dhe ec përpara. Alternativa tjetër është një prapaktheu e reformave gjë që presupozon një situatë krejt të paparashikueshme."

E përditshmja që del në Dyseldorf "Handelsblat" vëren:

"Partia socialdemokrate nuk mundta ndryshojë politikën e saj në përmbajtje por vetëm në formë. Tashmë nuk ka rëndësi përmbajtja e mesazhit politik, por vetëm ambalazhi i tij. Sic duket kryetari i partisë e ka kuptuar këtë. Ndaj ai ka filluar të përkëdhelë sedrën socialdemokrate: "Të pasurit" duhet të pagujanë kuota më të larta tatimesh në arkën e sigurimeve qytetare, koncernet duhet të derdhin kuota më të larta sa u përket tatimeve minimale. Të tilla plane mund të jenë popullore për socialdemokratët e majtë, por kurrësesi ato nuk janë realiste nga pikëpamja politike."

Në mënyrë të ngjashme komenton edhe gazeta "Manheimer Morgen":

"Paga minimale, tatim minimal mbi fitimin për firmat dhe trashëgiminë, këto janë fjalëkycet. Megjithatë është e pasigurtë nëse me të tilla parrulla mund të tërhiqen sërish në prehërin e partisë të papunët, pensionistët dhe të gjithë ata që kanë të ardhura të pakta."

"Neuse Deutschland" shtron një pyetje parimore?

"Partia socialdemokrate është e nevojshme, për këtë është i bindur Franc Myntefering. Por përse duhet kjo parti? Dështimi i dhimbshëm në zgjedhje i bën të dyshojnë disa socialdmeokratë. Kundërthënia mes pretendimit për të shpëtuar ekonominë sociale të tregut, dhe cmimit, të cilin duhet ta pagujanë pikërisht ata që janë në nevojë sociale, nuk mund të mbulohet me premtimet optimiste për të ardhmen. Shkurtimet sociale në mënyrë më profesioniste se konservatorët është një pretendim i dyshimtë për socialdemokratët. Deklarata e Myntefring, se partia e tij "ende nuk e ka përfunduar misionin e saj", tingëllon si një kërcënim."

Për komentatorin e "Frei Presse" që del në Kemnic, partia socialdemokrate ndodhet në krizë ekzistence:

"Frika e pashmangshme, se partia nuk është më në gjendje t´i përgjigjet identitetit të saj dhe për këtë arëyse ajo po has në dështime nërpmjet votës së elektoratit, dëshmon për humbjen e madhe të peshës së saj politike. Ky është pra realiteti i socialdemokratëve."

Në gazetën "Stuttgarter Nachrichten" lexojmë:

"Myntefring simbolizon një parti të paaftë në tranzicion. Nga
ëndrrat drejt reformave. Madje gjithnjë e më i mundur është ky tranzicion nga qeverisja në opozitë. Ende nuk është e qartë, nëse Myntefering dëshrion të jetë ideatori i këtij tranzicioni, apo nëse zgjedhja e tij është vetëm një zgjidhje e përkoshhme."


Së fundi edhe një citat nga "Frankfurter Allgeimene Zeitung", e cila shënon, se shpirti socialdemokrat është konfuz:

"Partia socialdemokrate po zgjohet nga shoku dhe po torturon vetveten. Mënyra se si sillen funksionarët dhe antarët e partisë ndaj kancelarit Shrëder nuk mund të cilësohet si kryengritje. Për këtë mungon agresiviteti. Emocionet sic duket kanë të bëjnë më shumë me spektrin e ndjenjave të dëshpërimit. Ana tjetër e tyre është shpresa, që i dedikohet kryetarit të partisë Myntefering - gjë që e presin prej tij, e pra një çudi."