1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të Gjermanisë

6 Dhjetor 2004

Temë kryesore në komentet e gazetave të sotme të Gjermanisë është kongresi i partisë krisjtandemokrate,CDU, partia më madhe gjermane në opozitë. Rëndësia e këtij kongresi qëndron në faktin, se pritet të përcaktohet edhe kandidati i opozitës për postin e kancelarit në zgjedhjet e vitit 2006.

https://p.dw.com/p/Arxi
Kryetrja e CDU-së, Angela Merkel Pamje nga salla e Kongresit në Dyseldorf
Kryetrja e CDU-së, Angela Merkel Pamje nga salla e Kongresit në DyseldorfFotografi: AP

E përditshmja "Neue Osnabrücker Zeitung" shkruan: "Kryetarja e partisë kristjandemokrate, Angela Merkel, në kongresin e partisë që zhvillohet në Dyseldorf ndodhet përballë një sfide të dyfishtë: nga njëra anë ajo synon të fitojë më shumë profil në garën me koalicionin qeverisës të socialdemokratëve dhe ekologjistëve dhe nga ana tjetër asaj i duhet të mbyllë plagët e shkaktuara nga dorëheqjet e ish-antarëve drejtues kristjandemokratë dhe kristjansociale gjatë javëve të fundit. Ajo që është më e rëndësishmja, Merkel duhet të përmirësojë marrëdhëniet me partinë bavareze simotër, atë kristjansociale", nënvizon "Neue Osnabrücker Zeitung".

Një pjesë nga komenti i gazetës "Hanoversche Allgemeine Zeitung": "Në vështrim të parë gjithcka në kongresin e CDU-së në Dyseldorf duket se është rutinë. Sipas radhës do të zgjidhet kryesia e re e partisë, në njërin ose tjetrin post të presidiumit mund të behët ndonjë ndryshim, e kjo është e tëra. Por faktikisht vetëm qëndrimi i Angela Merkelit në krye të partisë është një piketë e rëndësishme. Kryetari ose kryetarja e CDU-së zgjidhet për dy vjet, ndaj dhe ai që është në krye do të drejtojë partinë edhe në zgjedhjet e 2006. Ndonëse ky nuk është vendimi përfundimtar për kandidaturën për kancelar, zgjedhja e kryetarit të CDU-së kësaj here është gjithësi domethënëse. Ai që do të sfidojë Shrëderin në 2006 duhet, ose të jetë me Merkelin, ose ta luftojë atë. Duke votuar në kongres për Merkelin delegatët indirekt me ose padashje votojnë edhe për kandidaturën për kancelar". Citat nga artikulli i "Hanoversche Allgeimeine Zeitung".

Mbi të njëjtën temë gazeta "Westfälische Nachrichten" shënon:
Nuk është vetëm çështja e kandidaturës për kancelar që e preokupon Angela Merkelin, "jo nuk nuk është kjo më e rëndësishmja, por e rëndësishme është vetëm partia. Në anketimet për partinë pikët janë në rënie, figura të rëndësishme politike po largohen nga radhët e CDU-së dhe kompromisi i arritur për politikën e shëndetësisë janë çështje që elektorati i asocijon vetëm me grindjet dhe indinjatën në radhët e kristjandemokratëve. Rezervat po shtohen gjithnjë e më shumë sa i përket ekipit drtejtues të CDU-së dhe aftësisë së partisë për të fituar zgjedhjet. Ndaj është i detyrueshëm sinjali i fuqishëm nga kongresi i Dyseldorfit dhe shprehja e vendosmërisë e këmbënguljes. Në vitin 2005 ka jo vetëm shumë për të fituar por edhe shumë për të humbur. Ai që mban kongres në ditën e Nikolausit (plakut të Krishtlindjeve) duhet ta dijë se fitoret në zgjedhje nuk bien nga qielli", vëren "Westfälische Nachrichten" që del në Mynster.

"Neue Presse" komenton: "Kësaj gruaje, pra Angela Merkelit, nuk i dhurohet asgjë, kjo grua as nuk ëndërron, por lufton. Ajo lufton gjithnjë kundër erës nga Perëndimi dhe copëzave të murit të Berlinit që mban mbi shpinë (si gjermano-lindore). Po të kish pritur me duar kryq duke ëndërruar në një shoqëri burrash të krishterë, më së shumti ajo do t´ia kish dalë mbanë të bëhej drejtuese korri. Ndërsa për kongresin e partisë motoja e saj
është: gaz, hare dhe ëmbëlsi, por vetëm grindje jo. ... Parrulla e shenjtë për krisjtnademokratët këtë radhë është vendosmëri. Nëse antarët e korrit të mbledhur në Dyseldorf do ta mbështesin me shumicë votash, ashtu sic pritet, në postin e kryetares së CDU-së, (këtë jo nga dashuria, por të paktën nga rrespekti), ky do të jetë edhe një vendim paraprak për kandidaturën për kancelar. Në një rast të tillë vështirë se do të ketë më debate për kandidaturën e Angela Merkelit për postin e kancelares", komenton "Neue Presse" nga Hanoveri.

Një vështrim nga gazeta bulevardeske "Bild": "Fjalimet entuziaste në kongresin e CDU-së në Dyseldorf mund të tingëllojnë disi si fishkëllima në një pyll të errët. Kjo sepse s´ka asnjë arësye për entuziazëm. Unioni kristjandemokrat/kristjansocial aktualisht nuk po bind askënd, as sa i përket sondazheve me elektoratin dhe as me personelin. Kjo është e vërtetë, megjithatë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 i thonë edhe dy vjet, e deri atëherë mund të ndodhin shumë ndryshime. Nga përvoja dihet që zgjedhjet vendosen muajt e fundit, madje javën e fundit. Në vitin 2002 kancelari arriti ta ndryshojë kuotën në favor të tij falë temave të tilla që i erdhën në derë si lufta në Irak apo përmbytjet në Lindje të Gjermanisë. Ndaj unioni opozitar është ende brenda në kohë. Vendimtare do të jetë, se sa të vendosur do të qëndrojnë kristjandemokratët dhe kristjansocialët pas Angela Merkelit. Kryetarja e CDU-së është mjaft e mençuar sa të kuptojë që ajo mund të ketë sukses vetëm duke e bërë për vete dhe jo duke qenë kundër bavarezit Edmund Shtojber (kryetar i partisë kristjansociale simotër e CDU-së)", konkludon gazeta "Bild" e Hamburgut.