Pasqyra e shtypit rreth zgjedhjeve presidenciale në Palestinë | Studimi në Gjermani | DW | 11.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit rreth zgjedhjeve presidenciale në Palestinë

Zgjedhja e Mahmut Abas me mbi 62% të votave president të palestinezëve është tema më e komentuar në shtypin gjerman.

Mahmut Abaz duke festuar fitoren

Mahmut Abaz duke festuar fitoren

Një pjesë nga komenti i eksperit të "DEUTSCHE WELLE-s" për Lindjen e Mesme, Peter Filip, i cili këto zgjedhje i konsideron si një fllad mëngjesi për demokracinë dhe për një fillim të ri të palestinezëve. Citat: "Për të gjithë, e në radhë të parë për vetë Abazin, ishte e qartë, se lufta e vërtetë fillon tani. Lufta për të fituar elektoratin do të zëvendësohet tani nga përpjekjet për realizimin e ëndrrës palesitneze. Një ëndërr kjo, që në 80 vitet e fundit ka shkaktuar dhimbje e vuajtje të pafundme dhe që sa herë dukej se po afrohej realizimi i saj, ajo bëhej edhe më e largët.

Ndaj Abaz është për një luftë pa dhunë. Ai e ka kritikuar vazhdimisht intifadën e viteve të fundit, sepse ajo vetëm i ka dëmtuar palestinezët. Abaz është për bisedime dhe diplomaci.
Por atij i duhet mbështetje masive. Do të ishte me shumë pasoja, në rast, se Izraeli tani do të përqëndrohet vetëm në kërkesën që t´i jepet fund dhunës. Abazi është kundër dhunës, ai dëshiron ta reformojë shoqërinë palestineze, fitorja e tij me dy të tretat e votave tregon, se edhe palestinezët duan të njëjtën gjë. Madje ata e konsiderojnë të drejtë që ashtu sic është deklaruar të fillojnë bisedimet me Izraelin. Por këto bisedime duhet të kenë rezultate. Ato duhet të përmirësojnë pozitën e palestinezëve dhe të sjellin qetësinë dhe sigurinë në rajon, e së fundi edhe paqen aq të dëshiruar. Me zgjedhjet është bërë një hap i parë, tani duhet të pasojnë hapat e tjerë", nënvizohet në komentin e "DEUTSCHE WELLE".

Citat nga artikulli i së përditshmes "FRANKFURTER RUNDSCHAU": "SHBA dhe BE-në i presin sfida të reja në Lindjen e Mesme, sepse vetëm me një bashkëveprim të rafinuar të të dy aktorëve mund të avancojnë përpjekjet për ndërmjetësim. Por edhe në këtë drejtim ka pak vend për optimizëm, sepse edhe sikur qeveria e Bushit ta ketë sërish në fokus Lindjen e Mesme, ajo do të jetë e njëanshme, në favor të Izraelit. Evropianëve, deri tani të bllokuar në rolin sekondar të donatorit, muajt e ardhshëm do t´u duhet të përpiqen për të përmbushur rolin e dëshiruar prej tyre si një faktor më i rëndësishëm në rajon. Por në sfondin e kontradiktave të mëdha mes palesitnezëve dhe izraelitëve, duket disi naive perspektiva e deri sotme e Brukselit, sipas të cilit tërheqja e sukseshme nga Rripi i Gazës mund të shpalosë një dinamikë që të mundësojë kthimin e palëve tek plani ndërkombëtar road-map. Ndërkohë që muri izraelit dhe ngulimet hebreje në territoret palesitneze prej kohësh i kanë ndryshuar realitetet në favor të Izraelit. E pra tani duhen vendosur thekse të reja, në rast të kundërt viti 2005 mund të shndërrohet shumë shpejt në një shpresë të zhgënjyer", analizon "FRANKFURTER RUNDSCHAU".

Në komentin e saj "SÜDDEUTSCHE ZEITUNG" vëren: "Në pozicionet e konfliktit të Lindjes së Mesme deri më sot ka ndryshuar vetëm një pikë: udhëheqësi i moçëm dhe i pabesë i palestinezëve, Jaser Arafat, nuk do të ulet më në tryezën e bisedimeve. Por me vdekjen e tij Izraeli dhe SHBA ndodhen në gurin e provës. Ato e quanin Arafatin si personfikim të pengesës së paqes dhe e bënin përgjegjës për ngecjen në vendnumëro të bisedimeve. Si rjedhojë Izraeli dhe SHBA i detyrohen tani pasardhësit të Arafatit" komenton "SÜDDEUTSCHE ZEITUNG".


Një citat nga artikulli i gazetës "NEUES DEUTSCHLAND": Përpara një viti Abazi as që e mendonte se do të bëhej themelues i një epoke të re. Ndërsa tani për një gjë të tillë flitet pothuajse në çdo analizë që u bëhet zgjedhjeve. Duket sikur Arafati ka qenë pengesa e vetme për paqen në Lindjen e Mesme. Por askush nuk mund të hapë i vetëm një epokë të re. Edhe Izraelit i duhet një kthesë. Atributet e Abazit duhet të vlejnë edhe për të tjerët; e veçanërisht të qenit i matur dhe gatishmëria për kompromis", nënvizon "NEUES DEUTSCHLAND".

  • Data 11.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxG
  • Data 11.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxG