Pasqyra e shtypit rreth temave: Zhvillimet në Irak dhe afera financiare e politikanit të CDU-së në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 22.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit rreth temave: Zhvillimet në Irak dhe afera financiare e politikanit të CDU-së në Gjermani

Në shtypin gjerman mjaft e komentuar vazhdon të jetë afera e ryshfetit të sekretarit të përgjithshëm të partisë kristjandemokrate, CDU, Laurenc Majer. Shpërthimi i rëndë në Mosul, që konsiderohet si një ndër sulmet më të rënda të kryera deri më sot ndaj trupave amerikane ka tërhequr vëmendjen e analistëve për të komentuar zhvillimet në Irak.

Të plagosur pas sulmit në Mosul

Të plagosur pas sulmit në Mosul

"Dresdner Neueste Nachrichten" komenton: "Shpërthimi në Mosul u tregon trupave të SHBA sërish në mënyrë brutale, se ndonëse e fituan luftën paqja në Irak është ende shumë larg. Orari i goditjes që përkoi me vizitën e parë të kryeministrit britanik Toni Bler në Bagdad, nuk ka ndonjë logjikë perfide të terroristëve, motoja e të cilëve është të vazhdojnë trazirat në një vend gjithësesi të pastabilizuar. E kjo pavarësisht nga gjaku që duhet të pagujnë për këtë banorët vendas. Pas katër javësh zhvillohen zgjedhjet në Irak. Por është shumë e vakët shpresa për një fillim të ri me legjitimitet demokratik përmes votës. Ndonëse kjo votë është i vetmi shans për të çarë rrethin vicioz të varfërisë, dhunës dhe terrorit", vëren "Dresdner Neueste Nachrichten".

Në të përditshmen "Thüringer Landeszeitung" lexojmë: "Amerika
është zhytyr thellë në moçal. Kjo sepse amerikanët kanë humbur kapitalin më të çmuar në Irak, besimin në popull. Keqtrajtimi i të burgosurve, veprimet e pamatura gjatë pushtimit të Faluxhës - të gjitha këto kanë bërë që amerikanët të konsideruar deri dje si trupa çlirimtare prej një regjimi tiran dhe vrasës të damkosen tani si forcë pushtuese. E në horizont as qe duket ndonjë shenjë rrugëdaljeje prej situatës në vendnumëro. Zgjedhjet që janë në prag, edhe nëse do të mund të zhvillohen, nuk do ta paqëtojnë vendin. Qeveria e Allavit vështirë se do t´ia dalë mbanë brenda një afati të kosniderueshëm pa trupat e SHBA. Ndërsa terroristët e kanë zbuluar tani Irakun si një fushë ideale të veprimtarisë sëtyre, ku ato mund t´u sjellin amerikanëve humbje të hidhura të njëpasnjëshme. Sot është më e pasigurtë se kurrë, nëse presidenti i SHBA, Bush, mëse i bindur për misionin e tij, i merr ndonjëherë në konsideratë këto fakte", komenton "Thüringer Landeszeitung".


Nga politika e brendëshme: një pagesë e majme e koncernit të energjetikës RWE, ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të CDU-së, partisë kristjandmeokrate, Laurenc Majer. Një person privat është ankuar se kjo shumë ka qenë një ryshfet i koncernit, i cili ka interesa të mbështetet nga politika. Ndërsa sipas Laurenc Majerit kjo shumë ka qenë një kompensim për atë pas largimit si punonjës i këtij koncerni.

Një citat nga komenti i "Süddetusche Zeitung": "Në kohën e Martin Luterit ekzistonte biznesi i ndjesës nga murgu Tetcel, i cili predikonte: vetëm duke paguar para mund të shlyhet mëkati. Ndërsa politikani Majer pretendon se rreth 80.000 euro i ka transferuar si ndihmë për fshtrat e fëmijëve SOS. Këtë e bën sic duket nën moton: paratë e mbetura në kumpara tani mund ta nxjerrin atë nga balta. Por puna nuk është kaq e thjeshtë. Askush nuk duhet të bjerë pre e përpjekjeve për ta paraqitur një aferë të tillë si një mëkat të vogël. Shuma për të cilën bëhet fjalë është e vogël krahasuar me dëmin që i shkaktohet politikës. Humbja e besimit tek qytetarët është shumë më e madhe. Partitë, drejtuesit e të cilave veprojnë në këtë mënyrë, rënojë vetveten", tërheq vëmendjen analisti i "Süddeutsche Zeitung".

Në të njëjtën linjë komenton edhe "Ostthüringer Zeitung": "Zotëria me qëndrimin që po mban ndaj pagesave speciale të koncernit RWE e ka humbur kaq shumë prestigjin, sa s´i mbetet gjë tjetër veçse t´u drejtohet kabareve si lolo. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Laurenc Majer, këtej e tutje nuk mund të drejtojë më fushata, apo të sulmojë kundërshtarët politikë, praktikisht ai ka mbetur si një i papunë. Me një donacion ndaj fshatrave të fëmijëve SOS nuk mund të rifitohet besimi i humbur. pyetjet që shtrohen tani në adresë të kryetares së partisë kriastjandemokrate Angela Merkel janë: ç´i lidh këta të dy? Logjika politike nuk e shpjegon përse Merkeli vazhdon të kapet pas Majerit duke mos e shkarkuar atë nga posti. Shefja e CDU-së duhet të ketë kujdes, që afera Majer tani në prag të Krishtlindjeve të mos shndërrohet në një aferë Merkel", nënvizon "Ossthüringer Zeitung".

Edhe një citat nga "Kölner Stadtanzeiger": "Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së informon gjerësisht dhe në detaje për pagesën e një kompensimi të majmë nga koncerni RWE. Por ky nuk ëhstë kompensim, as nga këndvështrimi i kodit të punës dhe as në kuptimin e vërtetë të fjalës. Tani për tani vetëm mund të spekulohet, se përse Majer i ka marrë këto para nga koncenri që është i interesuar të ketë marrëdhënie të mira me politikën? (...) Të flasësh në një situatë të tillë për kompensim pas largimit nga puna është ironi mjaft therëse ndaj shumë punëtorëve, që po luftojnë për ekzistencë në këto kohë gjithnjë e më të vështira", konkludon "Kölner Stadtanzeiger".

  • Data 22.12.2004
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxT
  • Data 22.12.2004
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArxT