Pasqyra e shtypit nga Shqipëria | Studimi në Gjermani | DW | 03.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit nga Shqipëria

Ngjarja e ditës, që hap sot shtypin e Tiranës, është vendimi i Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykates se Apelit per perseritjen e pjesshme te zgjedhjeve lpkale te 12 Tetorit ne Tirane. Gazeta"Korieri" e quan surprizë vendimin e mësipërm ndësa për Edi Ramën, një heqje mandati të Kryetarit te Bashkise se kryeqytetit, pasi e shpall te pavlefshem procesin zgjedhor te 12 Tetorit. Gazetat shkruajnë sot se zgjedhjet do te perseriten brenda ketij muaji ne 130 nga 346 qendra votimi të Tiranës per te zgjedhur përfundimisht mes Edi Rames dhe Spartak Ngjeles, kandidatit te PD te Berishes per kryetar bashkie ne Tirane.
Të përditshmet,"Korieri","Shekulli","Albania" dhe "Koha Jonë" citojnë liderin e opozitës, Berisha ta ketë quajtur perseritjen e zgjedhjeve ne 130 qendra votimi vetem si fitoren e parë të partisë së tij.. Nërsa Fatos Nano, lideri socialist njëherazi edhe kryeminister, citohet të ketë thenë se vendimi i Kolegjit zgjedhor ishte politik dhe tregues se gjyqtaret e tij jane te korruptuar. Gazeta "Albania" përpiqet sot të zbulojë, që në titullin që hap materialet e saj, se cilët janë personat e interesuar për atë që kjo gazetë e quan"njollosje" të Edi Ramës. Sipas gazetës i interesuari numër një eshte Berisha që kërkon me çdo kusht që Rama te humbase Bashkine e Tiranes si një parapergatitje e daljes se opozites me kerkesen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Veç Berishës, shkruan Albania, është i interesuarm edhe Fatos Nano, pasi futja e Ramës ne garën për kryetar të PS po trazon ujrat e fjetura te kesaj partie si edhe mund të prishë planet e Nanos per te ardhmen. Personi i trete i interesuar për të shitur Edi Ramën, hamendëson gazeta "Albania" mund te jetë Ilir Meta. Futja e Edi Ramës në familjen socialiste e ka prishur ringun tradicional në këtë parti dhe me protagonizmin e tij është kthyer në një rrezik për ish kryeministrin që përshendeti kandidimin e Rames per kryetar por mbeshteti ish Presidentin Mejdani.
Gazeta" Koha Jonë" vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve e quan nxjerrje në ankand te Bashkisë së Tiranës nga Fatos Nano. Në një koment te botuar sot me titull "Nano nxjerr ne ankand Bashkinë e Tiranës" shkruhet se prapa vendimit te Kolegjit Zgjedhor eshte dora e Nanos dhe se replikat e tij kur denoi gjyqtaret e ketij Kolegji si te korruptuar jane vetem nje alibi per te fshehur prapaskenen.
Gazeta "Shekulli" në rubrikën e saj " Ngjarje dite," boton deklarimin e kryebashkiakut Rama pas vendimitt per perseritjen e zgjedhjeve ne 130 qendra votimi. Kjo gazetë e citon Ramën të ketë thënë se " Nano pëdori argumenta jo bindese ne replikat e tij ndaj vendimit te Kolegjit Zgjedhor."
  • Data 03.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3o
  • Data 03.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3o