1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit nga Kosova

Agim ZOGAJ15 Dhjetor 2003
https://p.dw.com/p/As3X
Lajm qendror i faqeve ballore te gazetave te sotme te Kosoves janö arrestimi e diktatorit irakian, Sadam Hysein nga forcat amerikane dhe perfundimi i punimeve te Kongresit te partise Socialiste te Shqiperise.
Ne vijim ne nderkaq i referohemi korrespondences nga Bruxeli te botuar ne "Kohen Ditore" e ku artikullshkruesi, gjithnje ne kontekt te deshtimit te Samitit Bruxelit thekson se " Ndarjet qe I paraprine samitit dhe ato qe u pane edhe gjate rrjedhes se tij do te kene pa dyshim ndikim negative ne te ardhmen e Evropes, e cila donte te forcohej, te behej me kushtetute dhe ta forconte poziten e saj ne skenen nderkombetare si partnere e barabarte e SHBA-se. Per disa kjo ishte edhe verejtje se Evropa e zgjeruar do te jete me pak efikase, ndersa ekziston tash rreziku real i krijimit te BE-se se te dy shpejtesive". Autori veren se" Nga ky deshtim euroskeptiket moren edhe nje argument me teper. U pa se zgjerimi I BE-se nuk eshte aq process i lehte e as ideal.

U rrit skepticizmi se nje me me shume shtete do te jete me pak efikase". Nderkaq sipas "Kohes Ditore", "Paralelet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ende jane te pavend, sepse me Kushtetuten amerikane u vune themelet e krijimit te nje kombi ndersa me kete kushtetute evorpianet kane deshtuar te kenaqin 25 kombe te ndryshme".
Ndörrojme teme me gazeten "Zeri" e cila ne komentin redaksional pasi apostrofon faktin se "Standardet per Kosoven perkrahen nga KS i OKB-se, BE-ja, Perendimi dhe kundershtohen nga Beogradi" me tej veren se "Standardet jane kundershtuar prej Qeverise se Serbise dhe te gjithe politikaneve te rendesishem serbe, gje qe ata I vene ne pozicion konfrontimi me te gjitha instancat relevante nderkombetare". Megjithate, sipas "Zerit","ky qendrim I zyrtareve serbe nuk eshte problematizuar prej kryeqendrave perendimore dhe instancave te permendura nderkombetare, te cilat, sipas te gjitha gjasave, vazhdojne te besojne qe kemi te bejme me nje atmosfere parazgjedhore ne Serbi, dhe qe pas krijimit te Qeverise se re te Serbise, Beogradi do te ndryshoje politiken e sotme".
Gazeta analizon se "Ne Prishtine, serish mbizoteron pershtypja per nje nenvleftesim te pozicionit te mirefillet te Beogradit, I cili eshte dashur te detyrohet prej OKB-se, BE-se dhe qeverive kryesore perendimore qe te perkrah Standardet per Kosoven".
"Bota Sot" ndersa net e njejten teme konkludon se" Deshtimin e Standardeve per Kosoven Hollbruku e shikon duke u nisur nga pervoja e deritanishme kur ende vendesve nuk iu eshte dhene " autonomia e madhe" e cila u ishte premtuar tu jepej menjehere pas clirimit". Mendimi i Hollbrukut, komentonm me tej "Bota Sot", " eshte se zyrtarizimi i pavaresisö se Kosoves, perveç ndikimeve positive, nuk do te kete asnje ndikim negative ne rajon".