Pasqyra e shtypit ne Shqiperi | Studimi në Gjermani | DW | 24.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit ne Shqiperi

"Meidani rihap garen: Fushate ne cdo qytet" eshte titulli i madh me te cilen hapet sot PANORAMA, e cila ne faqen e politikes shkruan: "Pas sinjaleve qe dha nje jave me pare, per terheqje te perkohshme nga kandidimi per kryetar, per shkak te pabarazise ne kushtet e gares, si dhe presioneve qe po ju behen socialisteve te thjeshte, por dhe atyre qe ishin ne poste drejtuese, dje ai ka vendosur qe te shfrytezoje te gjitha hapesirat, qe i lejon rregullorja e kandidimit ne fushaten elektorale per postin e kreut te partise. Kjo, sipas gazetes, eshte vendosur dje pasdite pas nje takimi te grupit te tij mbeshtetes, ne Hotel Grand, te cilet kane rikonfirmuar serish mbeshtetejn e tyre te forte per Meidanin si kandidat per kryetar partie. Pervec mbeshtetjes ne qender, burime brenda grupit mbeshtetes qe udhehiqet nga ish kryeministri Meta, theksojne se ka pasur sinjale dhe kerkesa nga socialistet e thjeshte te bazes per mbeshtetje te forte te Meidanit, gje qe e ka bere ish presidentin me te vendosur per t’iu rikthyer gares se kandidimit".

Nderkohe e perditshmja tjeter BALLKAN shkruan ne faqen e aktualitetit: "Anti Nanot projektojne bojkotimin e Kongresit". Gazeta hamendeson se: "Kundershtaret e Fatos Nanos brenda PS po mendojne seriozisht te braktisin Kongresin e 12 dhjetorit. Sipas njerit prej mbeshtetesve kryesore te ish kryeministrit Meta, nuk behet fjale per nje sabotim, por per nje vendim te perbashket te delegateve per te mos iu bindur diktatit te kryetarit te partise. Sipas perfaqesuesve te grupimit anti Nano brenda PS, bojkoti i Kongresit do te ishte menyra me e mire per te shprehur mospajtimin me menyren se si Nano ka organizuar fushaten zgjedhore te percaktimit te delegateve"

E perditshmja KOHA JONE, ne faqen e politikes i kushton vemendje turit ne bazen e socialisteve te kandidadatit per kryetar partie, Edi Rama. Ajo citon kryetarin aktual te bashkise se Tiranes, Rama te jete shprehur pas nje takimi me socialistet ne Vlore se: "Kandidatura ime nuk eshte kandidature grupesh qe ka dale si rezultat i konflikteve ne PS per te ruajtur konfliktin te pervijuar. Ajo eshte nje perpjekje individuale dhe bashkepunim per te gjithe socialistet qe duan te miren e partise se tyre. Pra ne bashkepunim me te gjitha pjeset, palet, grupet, ne emer te nje PS-je me te forte, me moderne, te nje PS-je te madhe. Ne kete aspekt, une nuk bej dallime, ashtu sikunder nuk behem pjese e dallimeve".

SHEKULLI nga ana e saj ne faqen e aktualitetit shkruan: "Prokuroria- Arrestime per manipulimin e zgjedhjeve. Prokuroria e Vlores pergatit arrestimet per njerezit qe kane manipuluar me voten e lire ne Himare. Burime zyrtare nga kjo Prokurori bene te ditur se ak dite me pare organi i akuzes se qytetit bregdetar ka nisur hetimet ne lidhje me zgjedhjet e 16 nentorit ne Himare dhe ka evidentuar pergjegjesine penale te atyre qe kane vjedhur voten e lire. Nen hetimin e Prokurorise, sipas kesaj gazete, jane komisioneret dhe personat e tjere qe kane manipuluar zgjedhjet. Ata kane bere disa fallsifikime ne procesverbale dhe gjera te tjera te ketij lloji me qellimin e vetem per te vjedhur voten."

  • Data 24.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As43
  • Data 24.11.2003
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As43